Torrone e butë me bajame


Torrone eshte nje embelsire e cila gatuhet sidomos ne Itali me rastin e festes se Krishtlindjes, origjinia e se ciles daton qe ne vitet 1440. Perbehet nga e bardha e vezes, mjalte, fruta te thata, por shpesh edhe cokollate dhe fruta te sheqerosura.
Realizimi i saj nuk eshte i veshtire; kerkon vetem pak kujdes dhe vemendje ne cdo hap. Gjithashtu, mjeti me i rendesishem qe duhet te keni patjeter ne kuzhine duhet te jete termometri i kuzhines!

Perberesit

100gr sheqer
100gr mjalte
1 te bardhe veze mesatare (40gr)
30ml uje
350gr bajame pa lekure
100gr fistike te qeruar
lekuren e nje portokalli ose limoni
1/2 luge te vogel vanilje
2 flete vaferi (ose leter furre)

Si fillim, pjekim ne furre te parangrohur ne 120-130°C bajamet dhe fistiqet per rreth 15 minuta derisa te marrin ngjyre te arte dhe i leme brenda ne furre qe te qendrojne te ngrohta.

Ne nje tenxhere pregatisim shurupin duke hedhur fillimisht sheqerin, me pas ujin dhe duke e vendosur ne zjarr te ulet derisa te arrijne temperaturen 135°C pa i perziere asnjehere. (nese deshirojme qe torrona te jete pak me e forte, e leme te arrije ne temperaturen 145°C)

Nderkohe, rrahim ne banjomari me ndihmen e nje mikseri elektrik te bardhen e vezes me mjaltin derisa e gjithe perberja te shkeputet nga anet e enes.

Ne momentin qe shurupi ka arritur temperaturen 135°C, e hedhim ne perberjen me veze duke e perziere shpesh, shtojme frutat e thata te ngrohta dhe i perziejme shume mire derisa e gjithe masa te homogjenizohet. Shtojme se fundi edhe lekuren e grire te nje portokalli ose limoni dhe vaniljen dhe vazhdojme perzierjen derisa masa te lidhet.

Geen opmerkingen:

Een reactie posten