SORBET NGA PEMËT E BUTA
Përbërësit për desertin më freskues verorë:
350 gr mjedra,250 gr rrush serezi,200 gr sheqer,150 ml ujë, 1 e bardhë e vesë,lëngu i një limete ose limoni,1/8 l verë e bardhë kualitative ose shampanjë (vera mund të zëvendësohet me lëng agrumesh ose frutash të buta,por në këtë rast ky desert nuk do të jetë sorbet,por një koktel që i gjason koktel “granite”.
Vlon sheqeri me ujë 7 min.dhe ftohet sherbeti.Pemët shtypen në formë pureje.Tundet e bardha e vesë në shkumë të qëndrueshme dhe bashkohet me pemë,lëng limoni,(verë për shije më të theksuar,por bënë edhe pa të)dhe sherbet.Masa përzihet mirë gjersa të bëhet e njëllojtë.Derdhet në enë të cekët, futet në friz dhe pas afro 3 orë nxirret nga frizi për t’u përzi me lugë ose piru.Gjatë procesit të ngrirjes,përzihet 3-4 herë rradhazi çdo 2-3 orë, në mënyrë që mos të formohet si një copë akulli,por të jetë e lëmuar dhe e përshtatshme pastaj për t’u shërbyer.
Me përbërësit e lartpërmendur,në të njejtën mënyrë, përgaditet sorbet me mango (2 mango),dredhëza (1/2 kg dredhëza),kiwi (7 copë ) .
Shërbehet në gota me grykë të gjërë dhe të ftohura mire.
TORTË “MARGARITA”
Përbërësit:8 vezë,8 lugë sheqer,8 lugë miell,lëvore limoni.
Kremi i parë:300 gr arra të bluara,1,5 dcl qumësht,150 gr margarinë i zbutur,5 lugë sheqer pluhur,100 gr çokollatë ose dy lugë kakao.
Kremi i dytë:2 dcl qumësht,1 puding vanileje,3 lugë sheqer,2 sheqer vanileje,200 gr margarinë,3 lugë sheqer pluhur.
Përgatitet patishpani me përbërësit e sipërshënuar dhe derdhet në tepsi të shtruar me letër shporeti.Piqet në furrë me temperaturë 200 gradë Celsius.Pasi të piqet,përmbyset në pecetë të lagur dhe largohet letra sa është patishpani i nxehtë.Posa të ftohet,lyhet me fillin e parë i cili përgatitet duke i lagur arrat e bluara me qumësht të valë.Shtohen çokollata e shkrirë, margarina e tundur me 5 lugë sheqer pluhur,pastaj të gjitha përzihen mirë,gjersa kremi të bëhet i njëllojtë.Me kremin e përgatitur lyhet sipërfaqja e patishpanit të ftohur,mbështillet në roladë dhe futet në frigorifer.
Përgatitet një puding me 2 dcl qumësht të valë dhe 3 lugë sheqer.Shtohen 3 të verdha të vezëve duke e tundur masën vazhdimisht.Veçan tundet margarina e zbutur me 5 lugë sheqer pluhur dhe i shtohet masës së pudingut të ftohur .Të bardhat e vezëve tunden në bore të qëndrueshme,i shtohen kremit të ftohur,duke i përzier të gjitha mirë,gjersa të fitohet një krem i njëllojtë.Rolada pritet në 24 pjesë.Palosen në formë luleje në tri radhë nga 7 copa anash dhe nga një në mes.Të tri radhët lyhen me kremin e përgatitur.Në mes vihet një kapak kavanozi,që mesi të mbetet i verdhë,kurse pjesët e tjera përmbi dhe anash,lyhen me krem të rrahur të bardhë.
AKULLORE NË ENË AKULLI
Përbërësit:8 vezë të freskëta,10 lugë sheqer,4 qeska krem të rrahur(shllag). Shijen mund ta ndërroni duke i shtuar arra,lajthi,bajama të grimcuara ose bluara,çokollatë të shkrirë,dredhëza,mjedra,banana etj. Të bardhat e vezëve tunden 3-4 min.Shtohet sheqeri dhe vazhdon tundja gjersa të përgaditet një marengë e dendur sikurse borë.Shtohen të verdhat e vezëve një nga një duke vazhduar tundjen.Kremi i rrahur përgaditet sipas udhëzimit në qeskë,pastaj bashkohet me vezët e tundura dhe përzihet me lugë në mënyrë që të mos bjerë shkuma.Derdhet në enë ku do të ngrihet dhe futet në friz për disa orë.Masës bazë mund t’i shtohen nga përbërësit e lartpërmendur,e në atë rast masa ndahet përgjysmë.Gjysma e masës përzihet me përbërës të dëshiruar dhe kur të derdhet në enë ku do të ngrihet,më pare hidhet akullorja bazë,e pastaj ajo e kombinuar. Akullorja mund të shërbehet në mënyrë atraktive në enë akulli.Reçeta për enë akulli gjindet në librin”1000 reçeta për çdo familje”.
Sallad Avokado
Përbërësit për sallatë: sallatë e gjelbërt e çfardo lloji avokado misër bizele mish i bardhë pule majonezë
Dresing: lëngu i 2 limonave 3-4 lugë vaj ulliri 1 lugë e mesme mustardë(senf) 5 lugë salcë domatesh kripë piper
Në pjatë ovale,vendoset sallata e prerë në pjesë të mëdha.Avokadoja pritet përgjysmë,largohet bërthama,qërohet,pritet në pjesë të gjata dhe spërkatet me lëng limoni që të mos nxihet.I hidhen dy-tri lugë majonezë,përzihet mirë dhe vendoset mbi sallatë.Bizelet zihen sipas nevojës, si dhe misri dhe vendosen mbi avokado.Mishi i bardhë pritet në bërxolla të holla,kriposet,i hidhet piper dhe fërgohet nga të dyja anët gjersa të marrë ngjyrë të kuqrremtë.Pritet në pjesë të gjata dhe vendoset mbi sallatë. Në enë të thellë tunden 3 lugë vaj ulliri,lëng limoni,pak kripë,piper,1 lugëz sheqer,1 lugë e mesme mustardë.Shtohet salca e domateve,përzihet mirë dhe hidhet mbi sallatë. Kjo sallatë e begatshme mund ta zëvendësojë një drekë të lehtë ose darkë.
Bakllava
Përbërësit:2 vezë të plota e 3 të verdha vezësh,1 gotë vaj e 1 qumësht,afro 600-700 gr miell i situr dhe të përzier me 1 pluhur paste(brumi zinet i butë),700 gr niseshte,1/2 kg arra të grimcuara ose të bluara,1/2 kg gjalpë.
Sherbeti:2 kg sheqer,1 lit ujë, lëngu i ½ limonit,1 sheqer vanileje.
Tunden vezët me pirun,shtohet vaji dhe qumështi.Në masën e përzier mirë,shtohet mielli pak nga pak dhe zinet një brumë i butë.Brumi ndahet në 10 pjesë,e pastaj nga çdo pjesë bëhen nga 5 toptha,gjithsej 50 toptha.Çdo topth hapet sa një pjatë e vogël dhe duke e përmillur me niseshte vehen nga 5 petë njëra mbi tjetrën.Pesë petët e bashkuara hapen dhe hollohen duke i përmillur me niseshte, në një petë të hollë dhe të madhe.Njëlloj veprohet me tërë masën e brumit.Nëse dëshirohet bakllava me petë të radhitura,atëherë petët e holluara vehen në tepsi njëra mbi tjetrën,duke i spërkatur me nga një lugë yndyrë.Pasi të hollohen dhe palosen në tepsi gjysma e petëve,vehen arrat dhe shtrihen nga të gjitha anët njëlloj.Hollohen edhe gjysma e petëve të tjera në të njëjtën mënyrë dhe vehen mbi arra.Pritet në formë delimash.
Nëse dëshirohet bakllava me petë të mbështjella në role,atëherë pasi të hollohet peta me 5 kuleçë,paloset gjer në gjysmë nga të dyja anët,poshtë dhe lartë.I hidhen arrat në mes në formë shiriti dhe mbështillet sikurse roladë,duke e palosur pjesën e lartë përmbi.Bakllava pritet në delima madhësish të dëshiruara dhe me lugë i hidhet gjalpi i shkrirë.Futet në furrë të nxehtë me temperaturë 170* C dhe sat ë futet në furrë,ulet temp.në 140*C për t’u pjekur dalngadalë për 11/2 orë ose edhe më tepër.Nëse bakllava skuqet mbi që në fillim,ajo mbulohet me letër dhe pjekja vazhdon gjersa të skuqen petët edhe në brendi.
Sherbeti:Vlohet 7 minuta nga çasti I vlimit,shtohet ½ limoni i grimcuar dhe lëngu i gjysmë limonit si dhe 1 sheqer vanileje.Pasi të largohet sherbeti nga zjarri,shtohet një gotë çaji ujë i ftohtë(në mënyrë që baklava mos të sheqeroset)dhe me sherbet të valë,përvëlohet bakllava e ftohur.Mbulohet gjersa ta pijë sherbetin.
Variant për mbushje:1 kg vishnje të pastruara nga bërthamat sheqerosen pak dhe në shirit vendosen në vend të arrave.Mund t’i hidhen pak arra të bluara, në mënyrë që ato ta thithin lëngun e vishnjeve.Gatuhet dhe piqet në të njejtën mënyrë sikurse baklava me arra.
Sheqerpare
Përbërësit:1 kg gjalpë të zbutur,1 kg miell,12 të verdha vezësh dhe 1 e tërë,1 lugë çaji sodë buke,200 gr arra të grimcuara,2 kg sheqer.
Gjalpi i zbutur pritet në pjesë të vogla me thikë.Përzihet me dorë duke i shtuar vezët një nga një.Pasi të bëhet masë e njëllojtë,hidhet mielli i përzier me sodë dhe përzihet mirë. Brumi futet në frigorifer për 2-3 orë ose tërë natën.Nga brumi i përgatitur ndahen 45-50 gogla,të cilat hollohen sa një pjatë e vogël.Brumi i holluar paloset në katërsh dhe prapë rritet në katrorë,në diametër 10 centimetra.Në mes të çdo katrori qiten arra të grimcuara,bashkohen skajet dhe sheqerparet radhiten në tepsi të lyer me gjalpë.Furra nxehet në 200 gradë C dhe, sa të futet në furrë,ulet temperatura në 160 gradë C dhe piqet dalngadalë gjersa të marrë ngjyrë të kuqërremtë të lehtë.
Me të njënjtin brumë mund të përgatiten edhe sheqerpare në formë trëndafili.Brumi hollohet dhe me anë të gotës nxirren nga 4 rrumbullakë,të cilët e mbulojnë deri në gjysmë njëri -tjetrin,pastaj ndahen përgjysmë,hidhen arra në petën e parë dhe mbështillen trëndafilat.
Edhe sheqerparet e rrumbullakëta klasike,përgaditen me të njejtin brum.Këtyre mund t’u vendoset mbi nga një thelp arre.
Sherbeti:Sheqeri në tenxhere duhet të mbulohet me ujë për dy gishta.Hidhet ½ limon i prerë në flegra.Pasi të vlojë dhe të trashet sikurse sherbeti i bakllavasë,largohet nga zjarri,i shtohet 1 filxhan i kafes ujë i ftohtë dhe sheqerparja e ftohur përvëlohet me sherbet të nxehtë.
Në mënyrë që ta pijë më mirë sherbetin, sherbeti i hidhet me lugë sipër çdo sheqerpareje nga disa herë.Mbulohet me tepsi ose letër plastmasi gjersa ta pijë sherbetin.
Tollumbat
Përbërësit:9 filxhan kafeje ujë, 1 filxh.kaf.vaj,një majë thike kripë,7 filxh.kaf.miell,3 filxh.kaf. niseshte,1 pluhur paste,6 kokrra vezë,1 litër vaj.
Sherbeti:1 ½ kg.sheqer,7 ½ dcl ujë,1 lëng limoni,1 sheqer vanileje.Sherbeti vlon 7 min.
Uji vlon me një majë thike kripë dhe 1 lugë vaj.Largohet nga zjarri.Hidhet mielli i përzier me niseshte dhe pluhur paste.Përzihet mirë dhe prap kthehet në zjarr që të fërgohet gjersa të ndahet nga luga dhe ena.Pasi të ftohet brumi,i hidhen vezët një nga një duke tundur mirë me mikser,gjersa të fitohet një brum i njëllojtë.Një litër vaj nxehet në tenxhere.Me brumin e përgatitur mbushet kaushi special me formë të dhëmbëzuar dhe nëpërmjet tij nxirren tullumbat drejtë në yndyrë të nxehtë.Hidhen pjesë pjesë duke i prerë me thikë në gjatësi prej afro 8 cm dhe fërgohen nga të gjitha anët gjersa të zverdhen në ngjyrë ari.Nëse skuqen shpejtë,ulet pak zjarri.Hiqen nga vaji me lugë të shpuar dhe futen drejt në sherbet të ftohur.Gjersa të fërgohen të dytat,të parat qëndrojnë në sherbet,pastaj largohen nga sherbeti,dhe palosen në një enë të thellë,e kështu veprohet gjersa të hargjohet i tërë brumi.Sherbeti që mbetet hidhet mbi tullumba ,në mënyrë që ato të lagen plotësisht në sherbet.Shërbehen me shurup trëndafili,limonadë,bozë etj.
Shije të veçant kanë nëse shërbehen 2 për person të vendosura në misuri mbi tamëloriz.
TAMËLORIZ
Përbërësit:1 litër qumësht,1 filxhan i vogël kafeje oriz,2 lugë sheqer.
Në qumështin e nxehtë, por jo të valë,hidhet orizi i larë (ose orizi gjysëm i zier).Përzihet gjersa të fillojë të vlojë.Ulet temperatura dhe duke e përzier kohë pas kohe,zihet në zjarr të mesëm afro 1 orë,gjersa të zbuten dhe të copëtohen së zieri kokrrat e orizit.Hidhet sheqer ose një majë thike kripë sipas shijes,vlohet edhe 5 minuta,pastaj derdhet në misuri.Mbi mund t’i hidhet kanellë ose arra të bluara.Shërbehet pasi të ftohet mirë .Me tamëloriz preferohet të shërbehen tullumba të vendosur mbi të.
Torte me Drethë ( DREDHËZA )
Përbërësit:
700 gr dredhëza
Kremi:
½ lit.qumësht
2 qeska puding vanileje
6 lugë sheqer
½ lit.ajkë qumështi
Patishpani:
5 vezë
5 lugë sheqer
5 lugë miell
1 qeskë sheqer vanilje
lëvore limoni
Dredhëzat lahen dhe kullohen mirë.Pudingu me 6 lugë sheqer ulet në 8 lugë qumësht.Pjesa tjetër e qumështit vlohet.Hidhet pudingu në qumështin valë duke e përzier vazhdimisht me tel kuzhine,gjersa të trashet dhe t’i marrë disa valë.Ena me puding vendoset në ujë të ftohtë. Tundet ajka.Veçohet një pjesë për zbukurim.Pjesa tjetër vazhdon të tundet sa të trashet edhe pak.Pudingu i ftohur tundet edhe njëherë me mikser dhe gradualisht i shtohet ajka duke e tundur kremin në masë të njëllojtë.
Përgaditet patishpani me artikujt e lartpërmendur dhe piqet në furrë me temperature 200 gradë C për afro 12 min.Ftohet pak dhe pritet vertikalisht në tri pjesë.Vendoset njëra kore në tabaka,spërkatet me sherbet ose qumësht dhe lyhet me krem.Duke i pastruar nga bishtat dredhëzat,ato vendosen mbi krem të tëra ose të përgjysmuara.Lyhen mbi me krem, vendoset korja e dytë,për të vazhduar njëllojë krem-dredhëza-krem.Mbi vendoset edhe korja e tretë.Pasi të spërkatet me sherbet,zbukurohet me ajkë dhe dredhëza.Torta mire është të ftohet 3-4 orë,pastaj të shërbehet.
Fli Dardane ( Kosove )
Per brumin duhet: 1 kg miell,
3-4 gota ujë, kripë,
Per masën duhet: 200 gr gjalpë, 500 gr mazë
2 filxhana kafje ajkë, 3 lugë vaj.
Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele .(shih skicën) Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet...
3-4 gota ujë, kripë,
Per masën duhet: 200 gr gjalpë, 500 gr mazë
2 filxhana kafje ajkë, 3 lugë vaj.
Në një enë hidhet miell, kripë, ujë i ftohtë dhe përzihen në një brumë të hollë si për petulla. Në një enë tjetër shkrihet gjalpë, ajkë, vaj dhe qumësht, përzihet masa e krijuar derisa të gjithë përmbajtësit të jenë skrirë në një masë të vetme, Lyhet tepsia me yndyrë dhe me një lugë merret brumi i hollë dhe hidhet nga cepi i tepsisë deri afër mesit dhe krijohen rradhë të cilat mbulojnë gjithë tepsinë. Mesi i cili është bosh mbushet me rradhë paralele .(shih skicën) Gjithë sipërfaqja lyhet me masën e përgatitur dhe futet në furrën e ngrohur. Kjo piqet për 3-5 minuta. Nxirret nga furra për të vazhduar me rendin tjetër. Brumi i hollë tashmë hidhet në të njëjtën mënyrë por midis dy rradhëve derisa të jetë mbuluar e gjithë tepsia. Përsëri lyhet me masën dhe piqet për 3-5 minuta. Kjo procedurë vazhdon derisa të mbushet...
Abonneren op:
Posts (Atom)