Simite me susam
Per 6 simite te vogla
600gr miell 00
100ml qumesht
200ml uje
20gr gjalp
20gr maja birre
1 luge te vogel kripe
1 maje luge sheqer
fara susami per zbukurim
1 te bardhe veze
Ne nje tas te thelle vendosim miellin, shtojme ujin e ngrohte dhe qumeshtin e ngrohte ne te cilin kemi tretur majane e birres. Me duar e punojme brumin disa here derisa te homogjenizohet dhe pas kesaj shtojme kripen, sheqerin dhe gjalpin. E punojme serisht per rreth 2 minuta dhe formojme me te nje sfere te madhe te cilen e leme ne ambjent te ngrohte te dyfishoje vellimin e saj (nevojitet rreth 1 ore).
www.unegatuaj.com
Krapfen (bombolone)
Krapfen (e quajtur edhe Kraffen apo Bombolone) eshte nje embelsire tipike austriako-bavareze e cila pregatitet me shpesh gjate festes se karnavaleve. Zakonisht mbushet me krem pastiçerie, reçel kajsish, reçel kumbulle, çokollate etj. Mendohet se emri krapffen vjen nga "krafo" qe dmth e skuqur. Nje hipoteze tjeter eshte ajo ku thuhet se rreth viteve '600 nje pastiçere vieneze Krapf ka qene e para qe i ka krijuar.
Per 12 bombolone
600gr miell
2 veze
1 gote qumesht
2 luge sheqer
2 luge gjalp ne temperature ambjenti
1 luge te vogel maja birre
1 bustine vanilje
1 maje luge kripe
recel per mbushje
sheqer pluhur per zbukurim
Ne nje ene te thelle hedhim sheqerin, gjalpin, qumeshtin e ngrohte ne te cilin kemi tretur majan e birres, vezet, vaniljen dhe pak kripe. I perziejme mire te gjithe perberesit derisa te formohet nje mase homogjene, me pas shtojme miellin dhe vazhdojme rrahjen me pirun ose tel vezesh. Brumi qe duam te perftojme duhet te jete relativisht i bute, por qe te shkeputet nga dora. E punojme brumin me dore ne nje siperfaqe horizontale per rreth 5 minuta (ne kete menyre bombolonet behen me te buta) duke i shtuar miell nese eshte e nevojshme dhe e vendosim ne nje vend te ngrohte te mbuluar me pecete derisa te dyfishoje vellimin e tij per 1 - 1 e 1/2 ore.
www.unegatuaj.com
Makarona kaneloni me mish të grirë
Kjo pjate e pare eshte padyshim teper e shijshme dhe shume kalorike. Per kete arsye nuk gjen vend te perhershem ne tavolinen time, por nuk te le asnjehere ne balte kur behet fjale per nje dreke familjare apo mes miqsh. Mbushja tradicionale e Kaneloni eshte me mish te grire dhe gjize e spinaq (receten e se ciles do ta gjeni ketu). Megjithate mjafton pak fantazi dhe keto makarona qe per nga forma jane me antiket ne bote, u pershtaten cdo familje dhe çdo kerkese.
Per 8 Kaneloni
150gr mish te grire
1 qepe te vogel
30gr gjalp
100gr djath grana te grire (apo djath kaçkavall)
pak vaj ulliri
pak kripe
pak piper
1/2 l salce beshamele
Si fillim, ziejme Kanelonit ne uje te kripur per kohen qe rekomandohet ne ambalazh. Menjehere pas zierjes i kalojme ne uje te ftohte dhe i leme te kullojne mbi nje pecete te paster dhe te lagur.
Nderkohe pregatisim salcen beshamel sipas recetes qe do ta gjeni ketu.
www.unegatuaj.com
Kaneloni me gjizë dhe spinaq
Kanelonit me gjize dhe spinaq perfaqsojne nje pjate te pare tipike shtepiake te tradites italiane, e cila gatuhet mbi te gjitha diten e djele kur e gjithe familja mblidhet prane tryezes.
Per 8 Kaneloni
per mbushjen
500gr spinaq
400gr gjize lope
2 veze
100gr djath parmixhano (apo djath tjeter kackavall)
pak arre moskat
kripe
piper te zi sipas deshires
per t'i mbuluar
500ml salce beshamele
50gr djath parmixhano (apo djath tjeter kackavall)
Vendosim ne zjarr 2 tenxhere me uje dhe pak kripe: njera do te na nevojitet per te “ziere” Kanelonit dhe tjetra per te perveluar spinaqin.
Si fillim, pregatisim mbushjen duke lare mire spinaqin e fresket dhe duke e perveluar per 2 minuta ne njeren nga tenxheret. E kullojme, e leme te ftohet, e shtrydhim mire per t’i hequr ujin e tepert dhe e presim holle me nje thike te mprehte.
Pregatisim salcen beshamele sipas recetes tone qe do ta gjeni ketu.
Spinaqin e copetuar e vendosim ne nje tas bashke me gjizen, djathin e grire, vezet, arren moskat dhe piperin. I perziejme mire te gjithe perberesit dhe i rregullojme me kripe.
Ne tenxheren tjeter me uje te vluar hedhim nje nga nje kanelonit dhe i leme te ziejne 3-4 minuta (koha tregohet ne konfeksion), i heqim shpejt nga zjarri, i kullojme dhe i shplajme nen uje te ftohte ne menyre qe te mos ngjiten me njera tjetren.
Me masen e pregatitur me siper mbushim Kanelonit me ndihmen e nje luge te vogel (apo xhepi pasticerie) dhe i rendisim njeri pas tjetri ne nje tave qelqi apo porcelani te cilen fillimisht e kemi “lyer” me 2-3 luge beshamele te pregatitur me pare. Siper i hedhim te gjithe beshamelen e mbetur dhe djathin e grire.
Taven e fusim ne furre ne 200grade celcius per 20-25 minuta. 5 minutat e fundit e gradojme furren vetem lart ne menyre qe te marri nje ngjyre te arte ne siperfaqe.
*Shenim: Pervec Kanelonit qe gjejme te gatshem ne supermarket, mund te perdorim edhe ato te fresketa apo te bera vet, por kujdes: keto te fundit nuk kane nevoje te ziejne paraprakisht, por mbushen dhe futen direkt ne furre.
www.unegatuaj.com
Biskota me arra kokosi
Per mua kjo eshte menyra me e mire per te shijuar arren e kokosit... keto biskota jane vertete nje mrekulli! Sa here qe i pregatis veshtire te mbetet ndonje brenda pak oresh. Me pak fjale nje sukses i garantuar. Per me teper, i vetmi perberes qe mund t'iu mungoje ne kuzhine eshte arra e kokosit e grire (e cila gjendet shume lehte ne ditet e sotme) ndersa gjalpi, vezet, sheqeri e mielli normalisht jane pjese e çdo shtepie. Mjafton vetem te ndiqni hap pas hapi receten dhe do te merrni komplimenta pa fund! Mos harroni te nxirrni gjalpin dhe vezet nga frigoriferi gjysme ore perpara se te filloni pregatitjen.
Per rreth 20 biskota
160gr arre kokosi te grire
100gr sheqer
100gr gjalp
2 veze
4 luge miell 00
Perziejme gjalpin me sheqerin derisa te perftojme nje krem homogjen. Duke vazhduar perzierjen shtojme me rradhe vezet e rrahura, miellin dhe arren e kokosit te grire. Masen e ndajme ne sfera te vogla te cilat i vendosim ne tave te shtruar me leter furre dhe i pjekim ne 130°C per 45 minuta.
Byrek kinez me pulë
Byreket kinez me pule dhe me perime, jane nje antipaste shume e shijshme dhe teper e perhapur ne Perendim. Kjo pjate, sherbehej ne Kine me rastin e festimit te Vitit te Ri Kinez i cili perkonte me ardhjen e pranveres.
Perberesit per 10 byrek te vegjel
5 peta te holla byreku (te gatshme)
150gr gjoks pule
100gr laker e bardhe
1 karrote
1 dege selino
2 qepe te njoma
2 thelpinje hudher
pak niseshte
pak xhinxher pluhur
vaj ulliri
vaj luledielli per skuqje
kripe
salce soje per shoqerim
Per pregatitjen e byrekeve kinez, si fillim presim te gjitha perimet e mesiperme "alla julienne", dmth ne shirita te holle. Te njejten gje bejme edhe me pulen te cilen e sperkasim me pak niseshte dhe e perziejme mire.
Ne nje tigan, kaverdisim ne vaj ulliri hudhren e prere holle, shtojme xhinxherin pluhur dhe direkt pas tij pulen. E kaverdisim per pak minuta derisa pula te zbutet, e heqim nga tigani dhe e veme ne nje ane.
Ne te njejtin tigan, shtojme te gjitha perimet, i rregullojme me kripe ose me pak koncentrate perimesh te therrmuar dhe i leme te gatuhen per rreth 10 minuta me kapak te mbyllur ne zjarr te ulet derisa te zbuten duke i perziere shpesh. Shtojme pulen qe kishim lene ne nje ane, i perziejme mire dhe i heqim nga zjarri. Kjo eshte perberja me te cilen do te mbushim byreket.
Kur perberja mesiper te jete ftohur plotesisht, fillojme me pregatitjen e byrekeve duke ndare nje pete byreku ne dy pjese. Ne mes vendosim nje luge harxhe dhe e mbyllim fillimisht anash, me pas e rrotullojme rreth vetes duke lagur anet me pak uje me niseshte ne menyre qe te mos hapen gjate skuqjes.
I skuqim byreket ne vaj luledielli shume te nxehte per 2 minuta, ose i pjekim ne furre ne 220°C derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe. I servirim te ngrohte shoqeruar me salce soje.
Lulelakër me ullinj dhe domate në furrë
Nje nga perimet me te perhapura ne dimer eshte lulelakra, te ciles nese i shtojme disa perberes dytesor kthehet ne nje pjate plot shije dhe vlera ushqimore.
Perberesit per 4 persona
1 lulelaker mesatare
2 domate
10-15 ullinj te zinj
disa kaperi
galete
djath kackavall te grire
vaj ulliri
kripe
piper
Lajme dhe ndajme ne dege te vogla lulelakren te cilen e ziejme ne uje me pak kripe per rreth 10 minuta. E kullojme nga uji i tepert, e vendosim ne nje ene te thelle ne te cilen shtojme domatet e prera ne copa te vogla, ullinjte pa berthame te ndare ne dy pjese, kaperit te cilet i kemi shplare nga kripa, pak kripe dhe pak piper. I perziejme shume mire te gjitha dhe e hedhim kete mase ne nje tave te lyer me pak vaj ulliri, e sperkasim ne siperfaqe me galete dhe djath kackavall te grire dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 20-25 minuta, apo derisa ne siperfaqe te jete krijuar nje kore e arte.
Makarona me brokoli dhe salçiçe të freskëta
Perdorimi se bashku i brokolit dhe salciceve (atyre te fresketa) eshte nje nga ato kombinime qe askush nuk mund ta refuzoj. Kjo pjate rekomandohet te gatuhet vecanerisht ne periudhen e ftohte te vitit, pasi eshte paksa kalorike, por me nje shije teper te veçante.
Perberesit per 4 persona
350gr makarona te shkurtra
400gr lule brokoli te fresketa ose te ngrira
2 salcice te fresketa (rreth 80gr secila)
1/2 gote vere te bardhe
1 qepe e vogel
2 thelpinj hudher
kripe
pak spec te kuq djegs
vaj ulliri
Ziejme si fillim ne uje me pak kripe lulet e brokolit per rreth 10 minuta.
Nderkohe ne nje tigan te gjere, kaverdisim ne pak vaj ulliri qepen dhe hudhren te grira holle (ose te kaluara ne mikser), shtojme salcicet te cilave i kemi eleminuar lekuren dhe i kemi ndare ne copa te vogla dhe i leme ne kete menyre per rreth 5 minuta ne zjarr te avashem duke i shtypur me dhembet e nje piruni. E shuajme te gjithe perberjen me veren e bardhe, ngreme zjarrin dhe e leme veren te avulloje plotesisht.
Shtojme edhe brokolit e kulluar nga uji i tepert, e rregullojme salcen me pak kripe dhe spec te kuq djegs (nese nuk ju pelqen mund edhe ta eleminoni), shtojme disa luge uje te nxehte dhe e leme te gjithe masen te gatuhet per rreth 15 minuta ne zjarr te ulet.
Gjate kohes qe gatuhet salca, vendosim makaronat per tu ziere per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion.
Ne momentin qe te dy perberesit jane gati, hedhim makaronat tek salca me brokoli dhe salcice dhe i leme per 3-4 minuta ne zjarr te ulet duke i perziere shpesh. I servirim te ngrohta.
Kek me mollë, arra dhe rrush të thatë
Keku me molle, arra dhe rrush te thate, eshte nje recete klasike, shume e thjeshte dhe teper e shijshme per ta shijuar ne çdo moment te dites, por mbi te gjitha ne mengjes.
Perberesit per nje kek mesatar (ose nje tave me diameter 25cm)
200gr miell
100gr sheqer
200ml qumesht
2 te verdha vezesh
3-4 molle mesatare
70gr gjalp te shkrire ne mikrovale
1/2 bustine pluhur pjekes
50gr arra ne copa te vogla
50gr rrush te thate
sheqer pluhur per sperkatje
Vendosim si fillim rrushin e thate ne nje ene te vogel me uje te ftohte ne menyre qe te zbutet.
Ne nje tas te madh, rrahim me ndihmen e nje mikseri te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje krem me ngjyre te hapur, shtojme me rradhe qumeshtin, miellin, pluhurin pjekes, gjalpin dhe vazhdojme perzierjen me spatul derisa e gjithe masa te homogjenizohet.
Se fundi, shtojme edhe rrushin e thate te shtrydhur fort me dore, arrat ne copa te vogla (nese deshironi mund ti piqni paraprakisht), dhe mollet e prera ne feta te holle. E perziejme mire perberjen dhe e vendosim ne nje tave te lyer me gjalp dhe miell ose te shtruar me leter furre. E pjekim ne furre te parangrohur ne 170°C per rreth 50 minuta. Perpara se ta servirim, e leme per rreth 20 minuta ne temperature ambjenti ne menyre qe te ftohet dhe te kulloje njekohesisht.
E sperkasim me sheqer pluhur dhe e sherbejme.
Gurabije me gjalp
Nje nga dhuratat e shumta qe behen per festat e fundvitit, jane edhe biskotat e bera ne shtepi te paketuara ne menyre te kendeshme (per kete do te flasim ne nje postim tjeter), te cilat nuk dalin kurre nga moda. Kurabijet qe po iu paraqesim me poshte, jane ideale per keto lloj dhuratash, pasi mund ti pregatisni shume dite perpara, dhe perseri do te ruajne shijen e tyre fantastike!
Perberesit per 30-35 Gurabije
200gr miell 00
230gr gjalp pa kripe ne temperature ambjenti (i nje cilesie shume te mire)
60gr niseshte
30gr sheqer pluhur + 60gr per sperkatje
1 bustine vanilje
pak kripe
Bashkojme si fillim ne nje tas te madh perberesit e thate, pra miellin, niseshten dhe pak kripe duke i perziere mire me ndihmen e nje teli kuzhine.
Ne nje ene tjeter, rrahim gjalpin me ndihmen e mikserit elektrik derisa te formohet nje krem i bute dhe me ngjyre te hapur, shtojme sheqerin pluhur, vaniljen, dhe vazhdojme rrahjen derisa e gjithe masa te rrisi volumin e saj.
Shtojme se fundi edhe perberesit e thate (miellin, niseshten dhe kripen) dhe vazhdojme perzierjen me dore derisa masa e perftuar te rezultoje homogjene.
Ne kete moment, brumi eshte shume i bute dhe i shkrifet, dhe duke qene se kurabijeve do ti japim formen e sferave te vogla, duam qe kete forme ta ruajne dhe te mos hapen sapo ti vendosim ne furre. Prandaj, brumin e mbeshtjellim me nje leter celofoni dhe e veme ne frigorifer ne menyre qe te forcohet per rreth 1-2 ore.
Torrone e butë me bajame
Torrone eshte nje embelsire e cila gatuhet sidomos ne Itali me rastin e festes se Krishtlindjes, origjinia e se ciles daton qe ne vitet 1440. Perbehet nga e bardha e vezes, mjalte, fruta te thata, por shpesh edhe cokollate dhe fruta te sheqerosura.
Realizimi i saj nuk eshte i veshtire; kerkon vetem pak kujdes dhe vemendje ne cdo hap. Gjithashtu, mjeti me i rendesishem qe duhet te keni patjeter ne kuzhine duhet te jete termometri i kuzhines!
Perberesit
100gr sheqer
100gr mjalte
1 te bardhe veze mesatare (40gr)
30ml uje
350gr bajame pa lekure
100gr fistike te qeruar
lekuren e nje portokalli ose limoni
1/2 luge te vogel vanilje
2 flete vaferi (ose leter furre)
Si fillim, pjekim ne furre te parangrohur ne 120-130°C bajamet dhe fistiqet per rreth 15 minuta derisa te marrin ngjyre te arte dhe i leme brenda ne furre qe te qendrojne te ngrohta.
Ne nje tenxhere pregatisim shurupin duke hedhur fillimisht sheqerin, me pas ujin dhe duke e vendosur ne zjarr te ulet derisa te arrijne temperaturen 135°C pa i perziere asnjehere. (nese deshirojme qe torrona te jete pak me e forte, e leme te arrije ne temperaturen 145°C)
Nderkohe, rrahim ne banjomari me ndihmen e nje mikseri elektrik te bardhen e vezes me mjaltin derisa e gjithe perberja te shkeputet nga anet e enes.
Ne momentin qe shurupi ka arritur temperaturen 135°C, e hedhim ne perberjen me veze duke e perziere shpesh, shtojme frutat e thata te ngrohta dhe i perziejme shume mire derisa e gjithe masa te homogjenizohet. Shtojme se fundi edhe lekuren e grire te nje portokalli ose limoni dhe vaniljen dhe vazhdojme perzierjen derisa masa te lidhet.
Lazanja me perime
Lazanja me perime eshte nje alternative e shkelqyer e lazanjes klasike bolonjeze me ragu', teper e shijshme dhe jo shume kalorike. Mos u kufizoni ne zgjedhjen e perimeve; shtoni apo hiqni çfare te deshironi nga ato qe ne iu propozojme.
Perberesit per 8 persona
500gr peta lazanje te fresketa
1l salce beshamele sipas recetes qe do ta gjeni ketu
Per mbushjen:
2 qepe
1 kungulleshke te madhe
1 karrote
1 patellxhan
1 spec te madh
2 domate mesatare
300gr kerpudha champignon
1 luge ullinj te zinj te prera ne copeza
djath kackavall i grire
vaj ulliri
kripe
piper
borzilok
Ziejme per 3-4 minuta petet e lazanjes ne nje tenxhere me uje te valuar, kripe dhe nje luge vaj ulliri dhe i vendosim mbi nje pecete per t'i thithur ujin e tepert. Ne rast se ne konfeksionin e lazanjave sugjerohet te mos zihen paraprakisht, mundohemi te pregatisim salcen beshamele dhe mbushjen e lazanjave pak me te lengshme se zakonisht.
Fillojme me pregatitjen e mbushjes duke kaverdisur ne vaj ulliri qepet e grira shume holle (ose te kaluara ne mikser) dhe te gjitha perimet e prera ne kubik te vegjel, pervec ullinjve dhe domateve te cilat i shtojme ne minuten e fundit. E rregullojme perberjen me kripe, piper dhe pak borzilok dhe e gatuajme ne kete menyre derisa te gjitha perimet te zbuten duke shtuar pak uje apo leng perimesh. Shtojme ne fund edhe ullinjte e copetuar imet dhe domatet te kaluara ne mikser duke i perziere te gjitha bashke.
Pregatisim edhe salcen beshamele sipas recetes qe do ta gjeni ketu duke respektuar dozen e perberesve ne kete recete.
Perime të gratinuara me salcë beshamelë
Kjo recete eshte nje alternative e shkelqyer per te shoqeruar te gjithe llojet e mishrave, apo thjesht per t'u konsumuar si pjate e vecante ne ditet e nxehta te veres. Mos u kufizoni ne zgjedhjen e perimeve; mund te shtoni apo te hiqni cfare te deshironi sipas preferences apo stines ne te cilen ndodheni.
Perberesit per 4 persona
500gr perime te stines nga te cilat: karrota, lulelaker, brokoli, patate, kerpudha, qepe, kungulleshka, speca etj
300ml salce beshamele sipas recetes qe do ta gjeni ketu100gr gjalp
djath kackavall te grire
Si fillim, presim ne feta, ne kubik apo alla juliene perimet dhe i ziejme ne uje te valuar me kripe per disa minuta derisa te zbuten, por jo plotesisht. Duhet te kemi parasysh qe do te gatuhen edhe ne furre per rreth 20 minuta.
Nderkohe pregatisim salcen beshamele sipas recetes qe do ta gjeni ketu, duke perdorur vetem 300ml qumesht, 1 luge miell, pak gjalp, kripe dhe arre moskate.
Kur perimet te jene ziere, i kullojme mire, i vendosim ne tave dhe shtojme siper gjalpin e prere ne copeza te vogla. E sperkasim siperfaqen me salcen beshamele dhe djathin kacakvall te grire dhe e pjekim taven ne furre te parangrohur ne 200°C per rreth 20 minuta, apo derisa ne siperfaqe te jete formuar nje kore e arte.
Salcë Beshamel
Salca Beshamel, ose nqs duam ta therrasim ne emrin autentik "la sauce à la Bèchameil" eshte pa diskutim salca me e perdorur ne France, vendi i saj i origjines. Krijuesi ka qene markezi i Nointel, Louis De Bechamel i cili e propozoj i pari kete recete ne shekullin XVIII. Ajo mund te perdoret per ti dhene shije lazanjave, kanelonit, por edhe mishit, peshkut e perimeve te ziera. Edhe ne recetat shqiptare kjo salce ka gjetur nje perdorim relativisht te gjere psh tek pastiço, musakaja etj.
Per 1 liter salce beshamel
1 liter qumesht
100gr miell
100gr gjalp
pak arre moskat
pak kripe
Per te pregatitur beshamelen si fillim vendosim ne zjarr te avashem gjalpin, e leme te shkrije dhe hedhim pak nga pak miellin duke e perziere perberjen ne menyre energjike per disa minuta qe te mos formohen kokerriza. Keshtu kemi perftuar ate qe francezet e quajne roux [ru].
Heqim roux nga zjarri dhe i shtojme pjese pjese qumeshtin e ngrohte duke e perziere me nje luge druri.
E vendosim perseri tiganin ne zjarr derisa salca te filloj te zieje dhe ne kete moment i hedhim pak kripe dhe pak arre moskate. E mbulojme me kapak dhe e leme te zieje ne zjarr te avashem per 15 minuta duke e perziere here pas here derisa te arrije trashesine e deshiruar.
*Keshille: Kur pregatisim beshamelen (sidomos nese jemi fillestar) eshte mire qe gjalpin dhe miellin te mos i perziejme mbi zjarr: mielli ka vetine te skuqet shume shpejt duke formuar kokrriza te cilat jane shume te veshtira per tu tretur. Prandaj heqim nje moment tiganin nga zjarri, shtojme miellin, e perziejme derisa te shkrihet ne gjalp dhe me pas hedhim qumeshtin duke e vendosur serisht ne zjarr te avashem.
Sipas recetes qe po pregatisim, bashke me qumeshtin mund te shtojme edhe leng perimesh nqs duam te shoqerojme keto te fundit me salce, apo ereza te ndryshme nqs duam te shoqerojme mishin ose peshkun.
Serisht sipas kerkesave te recetes kryesore, salca beshamele mund te behet me e trashe duke shtuar me shume miell apo me e holle duke shtuar me shume qumesht.
Puding me vanilje
Pudingu me vanilje eshte nje nga embelsirat klasike me luge me te njohura dhe me te lehta sidomos ne stinen e nxehte te veres qe po afron. Pse te blejme pudingun e konfeksionuar qe permban konservante apo ngjyrues, kur ne fare pak kohe mund te pregatisim nje embelsire te shendetshme per te gjithe familjen tone?
Perberesit per 4 persona
350ml qumesht me shume yndyre
200ml pana te lengshme per embelsira pa sheqer
4 te verdha vezesh te fresketa
100gr sheqer
9gr xhelatine pjeshke
1 bustine vanilje
Per pregatitjen e pudingut me vanilje, fillimisht vendosim fletet e xhelatines se pjeshkes te zbuten ne nje ene te vogel me uje te ftohte per rreth 15 minuta.
Nderkohe ne nje tenxhere te vendosur ne zjarr mesatar, hedhim qumeshtin dhe panen e lengshme, shtojme vaniljen pluhur dhe e leme derisa e gjithe masa te nxehet, por te mos arrije piken e vlimit. E heqim nga zjarri dhe shtojme xhelatinen e shtrydhur mire duke e perziejme me luge druri derisa kjo e fundit te kete shkrire plotesisht.
Ne nje ene te thelle rrahim me ndihmen e nje rrahesi elektrik te verdhat e vezeve me sheqerin, dhe gjithmone duke e perziere shtojme dalengadale masen me pana dhe qumesht. E hedhim perberjen e perftuar ne nje stampe te madhe per puding, apo ne kater stampa te vogla dhe e leme te ftohet ne frigorifer per te pakten 4 ore perpara se ta konsumojme.
Ne momentin e servirjes se pudingut, e vendosim stampen per pak minuta ne uje te nxehte ne menyre qe te shkeputet sa me lehte nga anet, dhe e permbysim ne nje pjatance. E sherbejme te prere ne feta dhe te shoqeruar me pak pana te rrahur apo me fruta te fresketa.
Burani me spinaq
Burania me spinaq eshte nje pjate tradicionale e kuzhines vegjetariane Shqiptare nga Gjakova e cila konsumohet vecanerisht ne stinen e veres. Mund te pregatitet me mish (psh mish pule) apo pa mish, qe eshte pikerisht receta qe po iu paraqesim me poshte:
Perberesit per 4 persona
300gr oriz kokerrgjate
500ml uje
1kg spinaq i fresket
2 qepe te njoma
2 thelpinje hudher
majdanoz
koper
kripe
vaj ulliri
Si fillim, pastrojme dhe lajme shume mire spinaqin nen uje te rrjedhshem, e presim holle dhe e pervlojme ne uje te valuar me kripe per 5-10 minuta.
Ne nje tenxhere, kaverdisim ne vaj ulliri qepet e njoma te prera holle per rreth 5 minuta, shtojme thelpinjte e hudhres te grira, orizin dhe i perziejme mire te gjithe perberesit. Shtojme edhe uje derisa e gjithe masa te mbulohet, e rregullojme me kripe dhe e leme te zieje per 10 minuta. Pasi ka kaluar kjo kohe, shtojme edhe spinaqin e kulluar dhe vazhdojme zierjen edhe per 10 minuta te tjera derisa te avulloje uji i tepert dhe perberja te rezultoje me pak leng. E rregullojme ne fund me pak koper dhe majdanoz te grire holle dhe e servirim.
*Keshille: Sipas deshires, buranin me spinaq mund ta shoqerojme me pak djath feta te grire ne siperfaqe apo me limon.
Sallatë makaronash mesdhetare
Ne keto dite te nxehta vere, deshira per te ndenjur prane sobes e per te gatuar nje pjate te shijshme reduktohet se tepermi. Per kete arsye, ne po iu propozojme nje recete tipike verore e cila nuk te shpenzon shume kohe dhe per me teper mund te shijohet e ftohte.
Perberesit per 4 persona
320gr makarona te shkurtra
250gr domate qershize
200gr djath mocarela (ose djath tjeter te bute)
200gr proshute e pjekur
10-15 kokrra ullinj pa berthame
gjethe borziloku
kripe
piper
vaj ulliri
Per pregatitjen e kesaj recete, ziejme fillimisht makaronat ne uje te kripur per egzaktesisht kohen qe tregohet ne konfeksion. Kur te jene akoma "al-dente", i kullojme dhe i kalojme menjehere nen uje te ftohte ne menyre qe te bllokohet gatimi.
Ne nje tas te thelle, hedhim pak vaj ulliri, shtojme domatet qershize te ndara ne 2 apo 4 pjese te cilat i rregullojme me pak kripe e piper dhe shtojme edhe makaronat e kulluara. I perziejme mire keta perberes dhe shtojme tani edhe ata te mbeturit, dmth proshuten e pjekur te ndare ne kubik, djathin mocarela, ullinjte e plote ose te prere ne rrathe duke i perziere te gjitha shume mire.
E leme sallaten me makarona te pushoje per te pakten gjysme ore derisa shijet te perzihen dhe ne momentin e servirjes e sperkasim me pak vaj ulliri ne siperfaqe.
*Keshille: Nese deshironi t'a konsumoni sallaten me makarona per me shume se nje dite, ruheni pjesen tjeter ne frigorifer ne nje ene te mbyllur me kapak dhe shtoni domatet vetem ne momentin e fundit. Aciditeti qe ato permbajne mund t'i jape nje shije te tharte recetes suaj.
Supë krem me kungulleshka
Kungulleshkat jane nje nga perimet qe mund te hyjne kudo, per shkak te shijes se tyre teper delikate dhe vitaminave e mineraleve. Sot po iu propozojme nje supe krem teper te thjeshte dhe te shijshme, e pershtatshme edhe ne ditet e nxehta te veres; mund ta shijoni ne temperature ambjenti apo edhe te ftohte shoqeruar me copeza buke te skuqura ne gjalp (ose thjesht te thekura).
Perberesit per 4 persona
2 kungulleshka mesatare
1 patate mesatare
1 karrote
1 qepe e madhe
2 thelpinj hudhra
1 gjethe dafine
1.5l leng perimesh ose pule te pregatitur me koncentrate
4 luge pana kuzhine
pak majdanoz te fresket
kripe
piper
vaj ulliri
gjalp
Si fillim, vendosim nje tenxhere ne zjarr mesatar ne te cilen shkrijme plotesisht gjalpin bashke me vajin e ullirit. Shtojme qepen e grire holle dhe e leme te kaverdiset per rreth 5 minuta derisa te rezultoje transparente. Shtojme thelpinjt e hudhrave te copetuara, pataten, karroten dhe kungulleshkat te prera ne copeza te vogla dhe se fundi erezat. I rregullojme te gjitha perimet me pak kripe dhe piper dhe i kaverdisim per rreth 5 minuta te tjera derisa te zbuten dhe te marrin nje ngjyre te lehte.
Shtojme lengun e perimeve apo te pules dhe e ziejme supen ne zjarr mesatar per 10-15 minuta. Pas kesaj kohe, e heqim nga zjarri, eleminojme gjethen e dafines dhe me ndihmen e nje mikseri e reduktojme ne krem te gjithe perberjen duke lene sipas deshires disa perime te plota. Shtojme panen e kuzhines, e rregullojme me kripe dhe piper sipas deshires dhe e servirim te sperkatur me pak majdanoz te grire.
*Keshille: Duke qene se supa do te reduktohet ne purè, mos u shqetesoni per rregullsine e copezave te perimeve. Per me teper, sa me te vogla te jene perimet, aq me shpejt gatuhet supa.
Akullore e bërë në shtëpi me luleshtrydhe
Me afrimin e diteve te nxehta te veres, edhe deshira per akullore shtohet ndjeshem. Prandaj, pse te mos pregatisim nje akullore shtepie me perberes te thjeshte dhe te shijshem? Mund ta konsumoni ne cfaredo momenti: per mengjes, bashke me dritherat tuaja te preferuar, pas nje vakti te plote apo t'ia shtoni frutave te fresketa.
Perberesit per 4 persona
300gr luleshtrydhe + per dekorim
300ml qumesht i plote (me perqindje te larte yndyre)
200ml pana per embelsira
100gr sheqer
lengun e 1/2 limoni
Parapregatitje: Perpara se te fillojme pregatitjen e recetes, vendosim panen per embelsira ne frigorifer per te pakten 2 ore. Vendosim gjithashtu edhe nje tave qelqi ne akull e cila do te na nevojitet ne nje faze te mevonshme.
Lajme mire luleshtrydhet, i thajme dhe i grijme ne mikser elektrik bashke me lengun e limonit. Shtojme pak nga pak qumeshtin dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa sekonda derisa e gjithe masa te reduktohet ne purè.
Ne nje ene te thelle rrahim panen e ftohte bashke me sheqerin, nese pana eshte e pasheqerosur, ose rrahim thjesht panen duke eleminuar sheqerin, nese ajo eshte e sheqerosur. I shtojme edhe purène e luleshtrydheve duke e perziere me kujdes me levizje rrethore te ngadalta ne menyre qe pana te mos bjere.
www.unegatuaj.com
Sallatë me portokall dhe ullinj
Kombinimi midis portokallit, ullinjve dhe qepes mund te duket paksa i cuditshem ne fillim, por nese e keni provuar njehere ju siguroj qe do ta gatuani gjithmone kete sallate. Eshte nje recete elementare, prandaj i pershtatet dhe atyre jo shume eksperte ne kuzhine.
Perberesit per 4 persona
4 portokaj te kuq ose te verdhe
1/2 qepe te kuqe, te verdhe, te bardhe ose 1 qepe te njome
10-15 ullinj te zinj pa berthame
vaj ulliri
kripe
piper
Per pregatitjen e kesaj sallate, fillimisht lajme portokajt, i qerojme me kujdes me ndihmen e nje thike te mprehte duke eleminuar edhe pjesen e bardhe dhe i presim ne feta te holla rreth 1cm (ose ne thela) te cilave i heqim berthamat dhe i vendosim ne nje tas. Shtojme ketu edhe qepen e grire holle dhe ne kete moment pregatisim nje perzierje me vaj ulliri, kripe dhe piper me te cilen sperkasim sallaten. Shtojme ne fund edhe ullinjt e plote ose te prere ne feta, e perziejme mire dhe e leme te pushoje per rreth 10 minuta ne temperature ambjenti derisa shijet te bashkohen me njera tjetren perpara se ta servirim.
*Keshille: Nese deshironi te zbusni sado pak shijen djegese te qepes, mund ta vendosni ne uje te ftohte per rreth 10 minuta duke patur kujdes ta fshini mire perpara se te pregatisni sallaten. Gjithashtu, per ta shendrruar kete pjate nga nje sallate e thjeshte, ne dicka te vecante, provoni te shtoni edhe copeza salmoni te tymosur ose natyral.
Limonatë
Me shtimin e diteve te nxehta, cfare mund te egzistoje me freskuese se nje limonate me limona? Cdokush e ka pregatitur te pakten nje here ne jeten e tij: shtrydhim disa limona, i shtojme uje dhe sheqer. Por si te perftojme nje limonate perfekte ne menyre qe kokerrizat e sheqerit te mos mbesin ne fund? Ndiqni receten tone te thjeshte:
Perberesit per rreth 1.3l limonate
1l uje te ftohte
240ml uje per shurupin
240ml leng limoni (rreth 6 limona)
170-240gr sheqer
Sekreti kryesor per pregatitjen e limonates me limona qendron ne pregatitjen paraprake te shurupit me sheqer dhe uje. Per kete shkrijme ne zjarr mesatar 240gr sheqer ne 240ml uje (pra ne raportin 1:1) nese e duam limonaten tone te embel, ose 170gr sheqer ne 240ml uje nese e duam mesatare.
Ne nje broke me kapacitet 1.5l hedhim si fillim lengun e limonave te shtrydhur, shtojme shurupin e mesiperm dhe se fundi 1l uje te ftohte. E fusim ne frigorifer per 30-40 minuta dhe e sherbejme te ftohte me copa akulli dhe feta limoni.
www.unegatuaj.com
Eskallop viçi me limon
Eskallopi me limon, eshte nje pjate e dyte e thjeshte ne pregatitje dhe e perkryer per stinen e veres, per shkak te freskise qe i jep limoni. Megjithese kerkon pak kohe per tu realizuar, duhet patur kujdes qe mishi te jete i nje cilesie shume te mire dhe me pak yndyre; ne kete menyre gjate gatimit ajo do te shkrije dhe do ti jape pjates nje shije sublime.
Perberesit per 4 persona
8 feta mish vici (ose 4 nese jane te medha)
300ml leng mishi (ose perimesh)
1 luge niseshte, miell patatesh
1 limon
miell per lyerje
vaj ulliri
pak majdanoz te grire
kripe
piper te bardhe
Per pregatitjen e kesaj recete, fillimisht rrahim lehtesisht fetat e mishit te vicit, i lyejme me miell dhe i skuqim ne vaj ulliri per pak minuta nga te dyja anet derisa te kene marre ngjyre te arte. I heqim nga tigani dhe i vendosim ne nje ene me kapak ne te cilen mund ti mbajme te ngrohta.
Nderkohe, shkrijme ne lengun ne temperature ambjenti te mishit ose te perimeve niseshten dhe e hedhim ne tiganin ku skuqem mishin. E cojme ne zierje ne zjarr mesatar dhe shtojme lengun e limonit dhe lekuren e tij te grire holle duke pritur qe salca te trashet. E rregullojme me kripe, piper dhe majdanoz te grire dhe shtojme se fundi edhe fetat e mishit duke i lene keshtu te gatuhet per rreth 5 minuta ne menyre qe te marrin shijen e limonit. I servirim ne pjate shoqeruar me feta limoni te holla.
*Keshille: Ne vend te fetave te mishit te vicit, mund te perdorim edhe filetot e pules te cilat kane nje shije me delikate.
www.unegatuaj.com
Sallatë makaronash me speca të pjekur
Nese ju kane tepruar speca te pjekur nga pregatitja e ndonje recete tjeter, atehere kjo pjate eshte posacerisht per ju!
Perberesit per 4 persona
300gr makarona te shkurtra
3 domate mesatare te pjekura mire
4-5 speca te pjekur (apo nen vaj)
disa gjethe borzilok
2 thelpinje hudhra
vaj ulliri
kripe
piper
Ziejme makaronat e shkurtra ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion.
Nderkohe, presim ne rripa specat e pjekur, ne copeza te vogla domatet dhe i vendosim ne nje ene te thelle. I rregullojme me vaj ulliri, kripe, piper, hudhrat e grira holle dhe pak borzilok te fresket.
Kur makaronat te jene gati, i kalojme menjehere nen uje te ftohte per te ndaluar gatimin dhe i hedhim ne enen ku kemi pregatitur perberjen me speca. I perziejme shume mire dhe i leme ne frigorifer per te pakten gjysme ore perpara se ti servirim.
Pulë me domate dhe speca
Kjo eshte nje menyre shume e shijshme per te shijuar mishin e pules apo te lepurit, pasi shija e tyre delikate shkon mrekullisht me domatet dhe specat e stines. Prandaj, ne vere, reduktoni sasine e mishit dhe shtoni ate te perimeve!
Perberesit per 4 persona
1 pule rreth 1kg
120gr proshute (mundesisht pule)
4-5 domate te pjekura
2 speca jeshil ose te kuq
1 qepe mesatare
2 thelpinj hudher
1 spec te kuq djegs
1 gote vere te kuqe
pak majdanoz te grire
vaj ulliri
kripe
piper
Pastrojme dhe lajme nen uje te rrjedhshem pulen, i heqim lekuren (ose nese ju pelqen shija e saj mund ta mbani), e presim ne copa dhe e skuqim ne zjarr te forte me 3-4 luge vaj ulliri nga te dyja anet derisa te kete marre ngjyre te arte (nevojiten rreth 5 minuta). E heqim nga tigani dhe e leme ne nje ane.
Pastrojme domatet duke i prere ne kubik jo shume te vegjel dhe specat duke i prere ne shirita.
Ne te njejtin tigan ku skuqem pulen, shtojme edhe pak vaj ulliri dhe kaverdisim qepen dhe hudhren te grira holle bashke me specin djegs te cilit i kemi eleminuar farat e brendeshme. Shtojme domatet dhe specat dhe i gatuajme me kapak te mbyllur ne zjarr mesatar per rreth 10 minuta.
Rolè me pulë, gjizë dhe proshutë spek
Kjo eshte nje menyre shume e shijshme dhe e vecante e gatimit te mishit te pules, e cila nga ana tjeter ka dhe nje pamje teper ndjellese. Mund ta shijoni te ngrohte apo ne temperature ambjenti, shoqeruar nga nje garniture patatesh ne furre apo te ziera.
Perberesit per 3 persona (3 rolè)
3 gjokse pule (rreth 450gr)
350gr gjize pa kripe (rikota)
200gr spinaq
20 feta proshute spek
2 gjethe dafine
vaj ulliri
kripe
Si fillim, pervlojme spinaqin ne uje me pak kripe, e leme te ftohet dhe e shtrydhim nga uji i tepert.
Presim ne kubik gjokset e pules dhe i bashkojme me rikoten, spinaqin e prere holle, pak kripe duke i perziere mire derisa masa te homogjenizohet.
Ne tavolinen e punes vendosim 6-7 feta proshute spek te prera holle, duke i mbivendosur paksa njera siper tjetres. Ne kete menyre kemi formuar bazamentin e rolèse, mbi te cilin hedhim 1/3 e perberjes se mesiperme dhe e rrotullojme me kujdes. Ne te njejten menyre pregatisim edhe rolète e tjera.
I vendosim me kujdes rolète ne nje tave te lyer me pak vaj ulliri, shtojme gjethet e dafines te ndara ne copa dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 170°C per 35-40 minuta te mbuluar me leter alumini te cilen e heqim vetem 10 minutat e fundit qe te marre ngjyre ne siperfaqe.
E leme te ftohet ne temperature ambjenti, e presim ne feta dhe e sherbejme shoqeruar me patate furre.
Tortë e kripur me kungulleshka dhe proshutë
Nese per nje arsye ose tjetren nuk keni kohe te gatuani neser, por gjithashtu nuk doni te hiqni dore nga kuzhina e mire, ne ju rekomandojme kete torte te kripur te cilen mund ta pregatisni nje nate me pare dhe ta vendosni ne frigorifer. Diten tjeter do te jete po aq e shijshme, per te mos thene me shume!
Perberesit per 1 torte mesatare
1 pako pete sfoljat te gatshme (ose mund ta pregatisni vete sipas recetes ketu)
300gr kungulleshka (2 mesatare)
100gr proshute te pjekur
150gr djath guda (ose djath tjeter qe shkrin)
2 luge djath kackavall te grire
1 thelpi hudher
borzilok
pak vaj ulliri
kripe
piper
Kaverdisim ne zjarr te ulet me pak vaj ulliri kungulleshkat e prera ne copa jo shume te vogla bashke me hudhren e grire holle dhe pak kripe. I leme ne kete menyre me kapak mbyllur per rreth 15 minuta derisa te zbuten.
Ne nje tas perziejme shume mire proshuten dhe djathin guda te prere ne kubik te vegjel, kungulleshkat, djathin kackavall, pak kripe, piper, borzilok dhe 1 luge vaj ulliri.
Ne taven qe do te pregatisim torten e kripur, shtrojme nje leter furre dhe mbi te peten sfoljat duke cpuar me pirun disa here fundin e saj. Palosim anet nga brenda dhe hedhim perberjen qe pregatitem me siper duke e niveluar mire. E pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per rreth 25-30 minuta. E nxjerrim nga furra, e leme te ftohet plotesisht ne temperature ambjenti dhe e servirim te prere ne feta.
Pulë me limon
Pula me limon eshte nje nga recetat me te konsumuara dhe me te pelqyera te kuzhines kineze. Per shkak te thjeshtesise se saj, mund ta pregatisi kushdo, madje edhe ata persona qe jane ne fillimet e tyre dhe duan te mesojne pak nga pak te gatuajn.
Perberesit per 4 persona
...per pulen
4 gjokse pule (rreth 500gr)
2 veze
miell
kripe
vaj luledielli per skuqje
...per salcen me limon
1 luge niseshte (ose miell)
100ml vere te bardhe
200ml uje
2 luge te vogla sheqer
lengun dhe lekuren e 1 limoni
kripe
Presim fillimisht gjoksin e pules ne shirita jo shume te holle, i kalojme ne vezen e rrahur me pak kripe, me pas ne miell dhe i skuqim per rreth 5 minuta ne vaj te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte. I vendosim copat e pules ne nje tas me kapak ne menyre qe te jene akoma te ngrohte dhe pregatisim salcen.
Shkrijme plotesisht niseshten ne nje gote me uje te ftohte duke e perziere vazhdimisht. Ne nje tigan te madh hedhim ujin me niseshte, shtojme menjehere veren e bardhe, sheqerin, ujin e mbetur dhe lengun e limonit. Kur salca te jete trashur pak (duhet ta perziejme gjate gjithe kohes) shtojme edhe lekuren e limonit te grire ne rende dhe e leme ne kete menyre derisa sheqeri te kete shkrire plotesisht dhe salca te trashet.
Shtojme ne kete moment edhe copezat e pules dhe i gatuajme per rreth 2 minuta te tjera ne zjarr te ulet derisa perberesit te marrin shijen e njeri tjetrit.
E sherbejme pulen me limon te ngrohte duke e zbukuruar pjaten me feta te holla limoni dhe gjethe majdanozi. E shoqerojme kete pjate me nje sallate jeshile ose me perime te ziera apo te pjekura ne furre.
Brumi bazë i bukës
Buka ishte "ushqimi i Perendive" dhe faktikisht ne traditen tone shqiptare nuk mungon ne asnje tavoline. Nese ndonjehere keni menduar ta realizoni vet ne shtepi, eshte me e thjeshte seç e keni imagjinuar; ne kete menyre do te dini se cfare hani dhe do t'iu shijoi akoma me shume!
Perberesit per 4 persona
500gr miell te bardhe
250ml uje te ngrohte
25gr maja birre
5 luge vaj
15gr kripe
2 luge te vogla sheqer
Gjeja e pare qe duhet te bejme, eshte te copetojme imet me duar majane e birres te cilen e vendosim ne nje tas te vogel, shtojme sheqerin dhe gjysme gote uje te ngrohte duke i perziere me nje luge te vogel derisa majaja te kete shkrire plotesisht. E mbulojme enen me nje pjate te vogel dhe presim derisa ne siperfaqe te formohet nje lloj shkume.
Ne nje tas te madh, ose ne tavolinen e punes, hedhim miellin e situr duke i hapur nje grope ne mes ne te cilen shtojme perberjen me maja birre, vajin, kripen e shkrire ne ujin e ngrohte te mbetur dhe fillojme ta punojme brumin me dore per te pakten 10 minuta derisa te rezultoje homogjen dhe elastik. Mbajme gjithmone prane vetes pak miell, nese brumi eshte shume i bute, apo pak uje te ngrohte nese eshte shume i forte.
I japim brumit formen e nje sfere te madhe te cilen e vendosim ne nje ene te gjere ose ne nje tave te sperkatur me pak miell larg korrenteve te ajrit (psh brenda ne furren e fikur), e mbulojme me nje pecete te paster dhe e leme te fryhet per te pakten 2 ore derisa te dyfishoje vellimin e tij.
Ne kete moment, brumi eshte gati per ti dhene formen e deshiruar (te nje sfere te madhe, te simiteve, drejtkendeshe, gjatesore etj), i bejme ne siperfaqe 4 prerje ne forme kryqi me majen e nje thike dhe e leme akoma edhe per rreth 1 ore derisa te dyfishoje vellimini.
E pjekim buken ne furre te parangrohur ne 220°C per rreth 20 minuta, me pas e ulim temperaturen ne 180°C edhe per 20 minuta te tjera duke e vendosur nxehtesine vetem ne pjesen e poshtme te furres. Per te qene te sigurt qe buka eshte pjekur ne brendesi, bejme prove me majen e thikes. Pas e kemi nxjerre nga furra, presim disa minuta derisa buka te ftohet pak dhe e servirim ne tavoline.
*Keshille: Per te mos lejuar qe buka te thahet teper gjate pjekjes, mund te vendosim brenda ne furre nje tas te vogel me uje qe i reziston nxehtesise; ne kete menyre avujt e ujit do te perhapen ne momentin e pjekjes se bukes duke e bere me te bute.
Brumi bazë i picës
Te pregatitesh vete nje pice ne shtepi, nuk eshte shume e veshtire, perkundrazi! Duhet pak kohe dhe mbi te gjitha pak perberes nga te cilet miell, uje, maja birre, vaj dhe kripe. Gjeja me e rendesishme eshte te fillohet pregatitja e brumit te pakten disa ore perpara se pica te futet ne furre. Ne kete menyre do te realizojme nje pice te holle si ne piceri, apo pak me te trashe si picat "al taglio". Le te shohim se bashku se cilat jane hapat qe ndiqen.
Perberesit per 4 pica
1kg miell
600ml uje
6 luge vaj ulliri
50gr maja birre
20gr kripe
2 luge te vogla sheqer
Fillimisht, pregatisim brumin e pices duke situr miellin ne tavolinen ku do te punojme brumin dhe i hapim nje vrime ne mes ku do te hedhim te gjithe perberesit e tjere. Marrim dy ene te vogla qelqi; ne njeren hedhim nje gote uje te ngrohte, shtojme sheqerin, 2 kuba maja birre (ose maja te thate) dhe i perziejme me gishta derisa te shkrihen plotesisht, tek tjetra hedhim nje gote tjeter uje te vaket dhe shtojme kripen derisa edhe ajo te shkrije komplet. Ne fillim hedhim permbajtjen e enes se pare tek gropa qe hapem ne miell, shtojme vajin e ullirit, shtojme permbajtjen e enes se dyte dhe ne kete moment fillojme te punojme brumin ne menyre energjike me te dyja duart.
Mbajme gjithmone prane vetes pak miell dhe ujin e ngrohte te mbetur te cilet do ti shtojme here pas here derisa brumi te kete arritur trashesine e duhur; duhet te jete i bute dhe elastik. Vazhdojme ta punojme brumin me dore derisa te perftojme nje perberje te bute, por te qendrueshme (qe te mos ngjisi ne duar) me te cilen formojme nje sfere te madhe qe e vendosim ne nje tas te sperkatur me miell (duhet te kemi parasysh qe brumi do te dyfishoje vellimin e tij).
E mbulojme enen me nje pecete te paster dhe e vendosim ne nje vend te ngrohte larg rrymave te ajrit, psh brenda ne furren e fikur. Duhen te pakten 1 ore e gjysme, apo edhe 2 ore qe brumi te dyfishoje vellimin e tij. Kur te kaloj kjo kohe, mund te vazhdojme me hapjen e brumit dhe pregatitjen e pices. Eshte me mire qe brumi te hapet me dore ne nje tavoline te lyer me miell, por nese kjo eshte e veshtire, atehere mund te perdorni fare mire okllaine.
Ne kete moment, mund ti veme cfare emri te deshirojme pices tone: Margerita (me domate, mocarela dhe borzilok), Romana (me domate, mocarela, acuge dhe rigon), Napoletana (me domate, mocarela, acuge, kaperi dhe rigon) etj. Ka nje shumellojshmeri te pafundme variantesh, mund te "hedhim" mbi pice cfare te duam dhe ne sasine qe duam! Zgjedhja eshte e jona!
*Keshille: Preferohet qe brumi per pica te punohet ne nje tavoline te paster dhe te pudrosur me miell, dhe jo ne nje tas te madh, pasi perberesit nuk lidhen edhe aq mire me njeri tjetrin. Por nese kjo eshte vertete e pamundur, mundohuni ta punoni sa me mire dhe sa me shume brumin me dore. Gjithashtu ne vend te formoni nje sfere te madhe, mund ta ndani brumin ne 4 sfera te vogla (varet se sa pica doni te pregatisni) te cilat i vendosni ne tasa te ndryshem, ku edhe do ti lini te fryhen.
Pica të vogla me djath filadelfia
Picat me filadelfia, pregatiten ne vetem 30 minuta dhe jane zgjidhja ideale nese keni te ftuar per darke dhe doni te pregatisni antipasta te vogla, por te shijshme.
Perberesit per rreth 25 pica te vogla
...per brumin
250gr miell
250gr djath filadelfia natyral
50gr gjalp
kripe
...per mbushjen
salce domatesh
djath mocarela
rigon/borzilok
Vendosim ne mikser djathin filadelfia, miellin, gjalpin dhe pak kripe dhe i perziejme derisa te formohet nje top brumi. E nxjerrim nga mikseri, dhe nese brumi ngjit ne duar, shtojme pak miell. E punojme pak me dore, e mbeshtjellim me nje leter celofoni dhe e vendosim ne frigorifer per rreth 20 minuta ne menyre qe hapja e tij te jete me e lehte.
Pasi te kete kaluar kjo kohe, e hapim brumin ne tavolinen e punes te lyer me pak miell dhe formojme disqe me ndihmen e nje forme te rrumbullaket ose te nje gote (madhesia sipas deshires). I vendosim picat e vogla ne nje tave ne te cilen kemi shtruar leter furre, i lyejm me nje luge te vogel salce domatesh, i sperkasim me pak rigon/borzilok dhe i pjekim ne furre te parangrohur ne 200°C per 5 minuta. Pas kesaj, i nxjerrim nga furra, shtojme pak djath mocarela te grire, dhe i pjekim serisht per 10 minuta te tjera. I sherbejme te ngrohta.
*Keshille: Sipas deshires picave mund ti shtoni cfare te deshironi: copeza proshute, ullinj, kaperi, salcice etj.
Kofshë qengji me patate në furrë
Ne dreken e Pashkeve nuk duhet te mungoje absolutisht mishi i qengjit, te cilin ne kete periudhe mund ta gjeni me lehtesisht dhe shume me te fresket. Receta qe po iu propozojme sot eshte klasike, por suksesi do te jete i garantuar. Kofsha e qengjit gatuhet mbi patatet e prera ne feta te trasha, te cilat marrin nje shije te shkelqyer, sepse zihen dhe piqen ne te njejten kohe me lengun e qengjit.
Perberesit per 6 persona
1 kofshe qengji rreth 1.6kg
8 patate te medhaja
100gr gjalp
4-5 thelpinje hudher
rozmarine
trumez
kripe
piper
Si fillim, mundohemi t'i heqim te gjithe dhjamin e mundshem kofshes se qengjit, e shplajme dhe e vendosim per t'u ziere ne uje te ftohte me pak kripe ne tenxhere me presion per rreth 30 minuta, nese qengjit nuk eshte shume i njome. Ne rast te kundert, e veme direkt per t'u pjekur.
Lajme, qerojme dhe presim ne feta te rrumbullakta dhe paksa te trasha patatet. I vendosim ne fundin e taves njera pas tjetres, shperndajme mbi to gjalpin e prere ne copeza, thelpinjte e hudhres te shtypur lehtesisht, rozmarinen, trumezen dhe pak kripe. Mbi patatet vendosim kofshen e qengjit, e kriposim dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 210°C per rreth 30 minuta duke e kthyer nga ana tjeter cdo 15 minuta. E ulim temperaturen e furres ne 180°C dhe e pjekim taven akoma edhe per 40 minuta duke shtuar pak uje apo leng mishi nese masa thahet teper.
Pasi ka kaluar kjo kohe, fikim furren duke e lene mishin e qengjit me patate te ftohet brenda ne furre me dere hapur deri ne servirjen e tij.
Tavë Elbasani (Tavë kosi)
Per taven e Elbasanit mund te perdoret mish qengji apo dashi. Nqs tava pregatitet me mish qengji, ai futet direkt per t’u pjekur, ndersa mishi i dashit zihet fillimisht dhe me pas piqet.
Perberesit per 4 persona
750gr mish qengji
4 luge gjalp
2 luge oriz
kripe
piper
Per salcen me kos
1kg kos
5 veze
4 luge miell
kripe
piper
Si fillim, ndajme mishin e qengjit ne 4 pjese, e sperkasim me kripe, piper dhe gjalpin dhe e pjekim ne zjarr te moderuar. Here pas here i hedhim pak uje qe te mos thahet. Kur mishi te jete gjysme i pjekur, shtojme orizin. Heqim taven nga furra nderkohe qe pregatisim salcen me kos:
Skuqim lehte miellin ne gjalp duke i perzier fort. Perziejme kosin me kripen, piperin dhe vezet derisa te formohet nje perberje homogjene dhe ia shtojme mases me miell. Hedhim salcen ne tave dhe e pjekim ne 190 grade Celsius per rreth 45 minuta. E sherbejme te nxehte.
*Keshille: Nqs perdorni mish dashi ne vend te mishit te qengjit, ai duhet te zieje fillimisht 10-15 minuta ne tenxhere me presion dhe me pas vazhdohet procedura si me siper.
Perberesit per 4 persona
750gr mish qengji
4 luge gjalp
2 luge oriz
kripe
piper
Per salcen me kos
1kg kos
5 veze
4 luge miell
kripe
piper
Si fillim, ndajme mishin e qengjit ne 4 pjese, e sperkasim me kripe, piper dhe gjalpin dhe e pjekim ne zjarr te moderuar. Here pas here i hedhim pak uje qe te mos thahet. Kur mishi te jete gjysme i pjekur, shtojme orizin. Heqim taven nga furra nderkohe qe pregatisim salcen me kos:
Skuqim lehte miellin ne gjalp duke i perzier fort. Perziejme kosin me kripen, piperin dhe vezet derisa te formohet nje perberje homogjene dhe ia shtojme mases me miell. Hedhim salcen ne tave dhe e pjekim ne 190 grade Celsius per rreth 45 minuta. E sherbejme te nxehte.
*Keshille: Nqs perdorni mish dashi ne vend te mishit te qengjit, ai duhet te zieje fillimisht 10-15 minuta ne tenxhere me presion dhe me pas vazhdohet procedura si me siper.
Copëza mish viçi në verë të kuqe
Kjo pjate, e cila pershtatet shume mire me ditet e ftohta qe po kalojme dhe ato qe na presin, nuk mund te mos shijohet nga adhuruesit e mishit te kuq. Keto copeza vici te kaurdisura me perime dhe te shuara me vere te kuqe, mund te shoqerohen fare mire nga nje sallate e fresket apo nga nje garniture jo shume kalorike. Mund t'a gatuani sipas menyres klasike, pra duke e ziere per rreth 1 ore e gjysme, ose ne tenxhere me presion e cila do t'iu kurseje trecerekun e kohes.
Perberesit per 4 persona
800gr mish vici pa dhjam
1 qepe mesatare
1 karrote te madhe
2 dege selino
1 domate te madhe ose 3 luge salce domatesh
1 liter leng te pregatitur me koncentrate vici
1 gote vere te kuqe
4 luge vaj ulliri
pak gjalp
miell
kripe
piper
Lajme dhe presim shume holle qepen, karroten dhe deget e selinose duke i kaurdisur ne nje tenxhere ku kemi shkrire pak gjalp dhe vaj ulliri. I leme ne kete menyre ne zjarr mesatar derisa qepa te behet transparente dhe vazhdojme me pregatitjen e mishit.
Eleminojme dhjamin e tepert dhe e presim ne kubik pak a shume te se njejtes madhesi. I kalojme copezat e mishit ne miell dhe ia shtojme perimeve te mesiperme duke i lene te skuqen per disa minuta. Kur perberja ta kete thithur te gjithe yndyren, e shuajme me veren e kuqe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te fort. I shtojme mishit lengun e perftuar nga koncentrata, domaten e grire ose salcen e domateve, e kriposim, e piperosim dhe e leme ne kete menyre te gatuhet me kapak ne zjarr mesatar per rreth 1 ore e gjysme duke shtuar leng nese eshte e nevojshme.
Pasi ka kaluar kjo kohe, e heqim nga zjarri, e rregullojme me pak kripe dhe e servirim te ngrohte.
*Keshille: Kesaj recete mund ti shtoni sipas deshires edhe bizele kokerr, fasule, patate te prera ne kubik, brokoli, lulelaker apo cdo perim tjeter qe deshironi.
Supë Gulash
Ne kuzhinen Hungareze, Gulash eshte nje lloj supe e cila permban shume mish, ka leng te trashe dhe mund te haet me luge. Nuk eshte e veshtire ne pregatitje, i vetmi problem eshte se nevojitet piper i kuq i embel pluhur shume cilesor. Gjithsesi jane perberesit kryesor ato qe i japin nje shije mjaft te vecante.
Perberesit per 4 persona
500gr mish vici
3 qepe
3 patate
2 karrota
2 speca jeshil ose te kuq
1 liter leng mishi (ose leng i pregatitur me koncentrate vici)
1 gote vere te kuqe
1 luge te vogel spec te kuq te embel
1 luge te vogel qimnon (lloj erze, quhet ndryshe edhe Cumin)
2 thelpinj hudher
1 luge miell
vaj ulliri
kripe
piper
Kaverdisim ne nje tenxhere me vaj ulliri mishin te cilin e kemi prere ne kubik, qepen e grire holle dhe hudhren. E sperkasim me pak miell duke e perziere dhe e shuajme me veren e kuqe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te fort. I shtojme mishit lengun e mishit (apo lengun e pregatitur me koncentrate vici), e rregullojme me kripe, piper, specin e kuq te embel dhe qimnon dhe e gatuajme ne zjarr te avashem per rreth 40 minuta.
Lajme dhe qerojme patatet dhe karrotat, i presim ne copa te medha dhe ia shtojme supes. Shtojme gjithashtu edhe specat e prere ne shirita gjatesor dhe vazhdojme gatimin edhe per 20 minuta te tjera. Ne fund e perziejme te gjithen dhe e sherbejme te ngrohte.
Karkaleca me susam
Kjo eshte nje antipaste teper e shpejt dhe me vlera te larta ushqimore, e cila preferohet te pregatitet ne diten e Shen Valentinit per shkak te vetive afrodiziake qe ka.
Perberesit per 2 persona
10 karkaleca te medhenj
1 e bardhe veze
susam
vaj luledielli
salce soje per ti shoqeruar (fakultative)
Pastrojme fillimisht karkalecat duke lene vetem pjesen e bishtit, i kalojme nen uje te rrjedhshem dhe i thajme me letra kuzhine.
Ne nje ene te vogel, rrahim me ndihmen e nje piruni te bardhen e vezes, i kalojme karkalecat nje nga nje ne kete mase, i kalojme me pas ne farat e susamit dhe i skuqim ne vaj te nxehte per maksimumi 2 minuta. I vendosim ne nje leter kuzhine ne menyre qe te thithet vaji i tepert dhe i sherbejme me salce soje.
Luleshtrydhe në krem çokollate
Kjo eshte nje menyre shume e embel dhe delikate per te perfunduar nje darke romantike, prandaj kete recete ju a keshillojme ta pregatisni darken e Shen Valentinit.
Perberesit per 2 persona
10 luleshtrydhe te medha
200gr çokollate te zeze
100ml pana per embelsira
2 luge rum, konjak, amareto etj (fakultative)
Per pregatitjen e kesaj recete, ndajme çokollaten ne copeza te vogla dhe e shkrijme ne banjomari bashke me panen e lengshme (jo te rrahur!) derisa te formohet nje krem homogjen dhe te mos mbeten copeza çokollate. E heqim enen nga banjomaria dhe shtojme pijet alkoolike sipas deshires duke i perziere mire.
Lajme mire luleshtrydhet, i thajme me letra kuzhine dhe nje nga nje i zhysim ne kremin me çokollate. I vendosim ne nje leter furre ne menyre qe çokollata te ngurtesohet dhe i sherbejme te ftohta.
*Keshille: Ne vend te luleshtrydheve, mund te perdorim edhe fruta te tjera si banane, molle, dardha, pjeshke, kivi, mango, apo edhe biskota. Por, duke qene se banania, dardha dhe molla kane tendence te nxihen sapo qerohen, atehere i sperkasim me pak leng limoni perpara se ti zhysim ne çokollate.
Qofte e madhe me mish të grirë (e mbushur sipas dëshirës)
ceta qe po ju paraqesim me poshte, eshte nje alternative shume e shijshme e qofteve tradicionale dhe mbi te gjitha preferohet te gatuhet kur miqte shfaqen papritur ne dere, pa lajmeruar! Koha e pregatitjes dhe e pjekjes eshte vetem 1 ore, prandaj konsiderohet nje recete relativisht e shpejt.
Perberesit per 1 rolè (5-6 persona)
500gr mish te grire viçi
1 qepe te madhe
2 veze
galete
majdanoz i grire holle
kripe
piper
mbushja sipas deshires
Fillimisht, grijme qepen ne mikser dhe ia shtojme mishit te grire bashke me vezet, kripen, piperin dhe majdanozin duke i perziere shume mire me dore. Ne kete faze masa rezulton pak e ujeshme, prandaj shtojme galete aq sa te perftojme nje perberje homogjene dhe kompakte (mund te nevojiten nga 5 deri ne 10 luge).
Ne tavolinen e punes, vendosim nje leter furre ne forme drejtkendore dhe shtrojme mbi te masen me mish te grire duke u munduar ti japim te njejten forme me lartesi rreth 2 cm. Ne mes vendosim mbushjen dhe me ndihmen e letres se furres e rrotullojme mishin duke formuar nje rolè, anet e se ciles i ngjisim mire me dore. E mbeshtjellim rolène me letren e furres dhe e vendosim ne tave me palosjen nga poshte. E çpojme ne disa vende me pirun ne menyre qe te mos çahet gjate pjekjes dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 30-40 minuta.
E leme rreth 15 minuta ne temperature ambjenti ne menyre qe masa te lidhet, i heqim letren e mbeshtjelljes dhe e servirim te prere ne feta.
ALTERNATIVAT PER MBUSHJEN
çdo lloj djathi qe shkrin ne feta (jo mozzarella, pasi eshte teper i ujeshem) +
veze te ziera ne feta
feta proshute
feta patatesh te ziera/purè patatesh
spinaq te ziere
bizele te ziera
Eskallop viçi me kërpudha
Eskallopet jane feta te holla mishi, te kaluara ne miell dhe me pas te skuqura ne pak gjalp dhe vaj ulliri derisa te marrin ngjyren tipike te arte ne siperfaqe. Ne kete recete, ato shoqerohen me kerpudha te cilat i japin nje shije teper te vecante dhe sherbejne si garniture duke e kompletuar pjaten.
Perberesit per 4 persona
8 fileto te holla vici
1/2kg kerpudha te tipit champignon
1 gote vere te bardhe
1/4l leng mish vici ose leng te pregatitur me koncentrate vici
1 thelpi hudher
50gr gjalp
2 luge vaj ulliri
pak miell
majdanoz te grire
kripe
piper
Pregatisim fillimisht salcen per eskallopet duke i pastruar kerpudhat me ndihmen e nje pecete te lagur dhe te shtrydhur mire, dhe duke i prere ne feta te holla. Ne nje tigan, kaveridisim ne pak vaj ulliri hudhren e prere holle, shtojme fetat e kerpudhave dhe i gatuajme ne zjarr te forte per rreth 10 minuta derisa te leshojne lengun e tyre. Pas kesaj, i shuajme me veren e bardhe dhe ne momentin qe kjo ka avulluar, shtojme pak leng mishi (apo koncentrate) dhe i gatuajme kerpudhat edhe per 10 minuta te tjera derisa ne fund te rezultojne te buta dhe te formohet nje leng pak i trashe. I rregullojme me kripe, pak piper, majdanozin e gire dhe i leme ne nje ane.
Pregatisim filetot e vicit duke i rrahur me ndihmen e nje rrahese mishi derisa te arrijne trashesine prej 1cm (duhet te jene shume te holla), i lyejme me pak miell dhe i skuqim nga te dyja anet ne tiganin ne te cilin kemi shkrire gjalpin dhe pak vaj ulliri. I heqim nga tigani dhe ia shtojme salces me kerpudha duke i perziere mire. I sherbejme menjehere sperkatur me pak majdanoz te grire ne siperfaqe.
Abonneren op:
Posts (Atom)