Kaneloni me gjizë dhe spinaq
Kanelonit me gjize dhe spinaq perfaqsojne nje pjate te pare tipike shtepiake te tradites italiane, e cila gatuhet mbi te gjitha diten e djele kur e gjithe familja mblidhet prane tryezes.
Per 8 Kaneloni
per mbushjen
500gr spinaq
400gr gjize lope
2 veze
100gr djath parmixhano (apo djath tjeter kackavall)
pak arre moskat
kripe
piper te zi sipas deshires
per t'i mbuluar
500ml salce beshamele
50gr djath parmixhano (apo djath tjeter kackavall)
Vendosim ne zjarr 2 tenxhere me uje dhe pak kripe: njera do te na nevojitet per te “ziere” Kanelonit dhe tjetra per te perveluar spinaqin.
Si fillim, pregatisim mbushjen duke lare mire spinaqin e fresket dhe duke e perveluar per 2 minuta ne njeren nga tenxheret. E kullojme, e leme te ftohet, e shtrydhim mire per t’i hequr ujin e tepert dhe e presim holle me nje thike te mprehte.
Pregatisim salcen beshamele sipas recetes tone qe do ta gjeni ketu.
Spinaqin e copetuar e vendosim ne nje tas bashke me gjizen, djathin e grire, vezet, arren moskat dhe piperin. I perziejme mire te gjithe perberesit dhe i rregullojme me kripe.
Ne tenxheren tjeter me uje te vluar hedhim nje nga nje kanelonit dhe i leme te ziejne 3-4 minuta (koha tregohet ne konfeksion), i heqim shpejt nga zjarri, i kullojme dhe i shplajme nen uje te ftohte ne menyre qe te mos ngjiten me njera tjetren.
Me masen e pregatitur me siper mbushim Kanelonit me ndihmen e nje luge te vogel (apo xhepi pasticerie) dhe i rendisim njeri pas tjetri ne nje tave qelqi apo porcelani te cilen fillimisht e kemi “lyer” me 2-3 luge beshamele te pregatitur me pare. Siper i hedhim te gjithe beshamelen e mbetur dhe djathin e grire.
Taven e fusim ne furre ne 200grade celcius per 20-25 minuta. 5 minutat e fundit e gradojme furren vetem lart ne menyre qe te marri nje ngjyre te arte ne siperfaqe.
*Shenim: Pervec Kanelonit qe gjejme te gatshem ne supermarket, mund te perdorim edhe ato te fresketa apo te bera vet, por kujdes: keto te fundit nuk kane nevoje te ziejne paraprakisht, por mbushen dhe futen direkt ne furre.
www.unegatuaj.com
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten