Krapfen (bombolone)
Krapfen (e quajtur edhe Kraffen apo Bombolone) eshte nje embelsire tipike austriako-bavareze e cila pregatitet me shpesh gjate festes se karnavaleve. Zakonisht mbushet me krem pastiçerie, reçel kajsish, reçel kumbulle, çokollate etj. Mendohet se emri krapffen vjen nga "krafo" qe dmth e skuqur. Nje hipoteze tjeter eshte ajo ku thuhet se rreth viteve '600 nje pastiçere vieneze Krapf ka qene e para qe i ka krijuar.
Per 12 bombolone
600gr miell
2 veze
1 gote qumesht
2 luge sheqer
2 luge gjalp ne temperature ambjenti
1 luge te vogel maja birre
1 bustine vanilje
1 maje luge kripe
recel per mbushje
sheqer pluhur per zbukurim
Ne nje ene te thelle hedhim sheqerin, gjalpin, qumeshtin e ngrohte ne te cilin kemi tretur majan e birres, vezet, vaniljen dhe pak kripe. I perziejme mire te gjithe perberesit derisa te formohet nje mase homogjene, me pas shtojme miellin dhe vazhdojme rrahjen me pirun ose tel vezesh. Brumi qe duam te perftojme duhet te jete relativisht i bute, por qe te shkeputet nga dora. E punojme brumin me dore ne nje siperfaqe horizontale per rreth 5 minuta (ne kete menyre bombolonet behen me te buta) duke i shtuar miell nese eshte e nevojshme dhe e vendosim ne nje vend te ngrohte te mbuluar me pecete derisa te dyfishoje vellimin e tij per 1 - 1 e 1/2 ore.
www.unegatuaj.com
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten