Limonatë
Me shtimin e diteve te nxehta, cfare mund te egzistoje me freskuese se nje limonate me limona? Cdokush e ka pregatitur te pakten nje here ne jeten e tij: shtrydhim disa limona, i shtojme uje dhe sheqer. Por si te perftojme nje limonate perfekte ne menyre qe kokerrizat e sheqerit te mos mbesin ne fund? Ndiqni receten tone te thjeshte:
Perberesit per rreth 1.3l limonate
1l uje te ftohte
240ml uje per shurupin
240ml leng limoni (rreth 6 limona)
170-240gr sheqer
Sekreti kryesor per pregatitjen e limonates me limona qendron ne pregatitjen paraprake te shurupit me sheqer dhe uje. Per kete shkrijme ne zjarr mesatar 240gr sheqer ne 240ml uje (pra ne raportin 1:1) nese e duam limonaten tone te embel, ose 170gr sheqer ne 240ml uje nese e duam mesatare.
Ne nje broke me kapacitet 1.5l hedhim si fillim lengun e limonave te shtrydhur, shtojme shurupin e mesiperm dhe se fundi 1l uje te ftohte. E fusim ne frigorifer per 30-40 minuta dhe e sherbejme te ftohte me copa akulli dhe feta limoni.
www.unegatuaj.com
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten