Kek me mollë, arra dhe rrush të thatë
Keku me molle, arra dhe rrush te thate, eshte nje recete klasike, shume e thjeshte dhe teper e shijshme per ta shijuar ne çdo moment te dites, por mbi te gjitha ne mengjes.
Perberesit per nje kek mesatar (ose nje tave me diameter 25cm)
200gr miell
100gr sheqer
200ml qumesht
2 te verdha vezesh
3-4 molle mesatare
70gr gjalp te shkrire ne mikrovale
1/2 bustine pluhur pjekes
50gr arra ne copa te vogla
50gr rrush te thate
sheqer pluhur per sperkatje
Vendosim si fillim rrushin e thate ne nje ene te vogel me uje te ftohte ne menyre qe te zbutet.
Ne nje tas te madh, rrahim me ndihmen e nje mikseri te verdhat e vezeve me sheqerin derisa te formohet nje krem me ngjyre te hapur, shtojme me rradhe qumeshtin, miellin, pluhurin pjekes, gjalpin dhe vazhdojme perzierjen me spatul derisa e gjithe masa te homogjenizohet.
Se fundi, shtojme edhe rrushin e thate te shtrydhur fort me dore, arrat ne copa te vogla (nese deshironi mund ti piqni paraprakisht), dhe mollet e prera ne feta te holle. E perziejme mire perberjen dhe e vendosim ne nje tave te lyer me gjalp dhe miell ose te shtruar me leter furre. E pjekim ne furre te parangrohur ne 170°C per rreth 50 minuta. Perpara se ta servirim, e leme per rreth 20 minuta ne temperature ambjenti ne menyre qe te ftohet dhe te kulloje njekohesisht.
E sperkasim me sheqer pluhur dhe e sherbejme.
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten