Pulë me domate dhe speca
Kjo eshte nje menyre shume e shijshme per te shijuar mishin e pules apo te lepurit, pasi shija e tyre delikate shkon mrekullisht me domatet dhe specat e stines. Prandaj, ne vere, reduktoni sasine e mishit dhe shtoni ate te perimeve!
Perberesit per 4 persona
1 pule rreth 1kg
120gr proshute (mundesisht pule)
4-5 domate te pjekura
2 speca jeshil ose te kuq
1 qepe mesatare
2 thelpinj hudher
1 spec te kuq djegs
1 gote vere te kuqe
pak majdanoz te grire
vaj ulliri
kripe
piper
Pastrojme dhe lajme nen uje te rrjedhshem pulen, i heqim lekuren (ose nese ju pelqen shija e saj mund ta mbani), e presim ne copa dhe e skuqim ne zjarr te forte me 3-4 luge vaj ulliri nga te dyja anet derisa te kete marre ngjyre te arte (nevojiten rreth 5 minuta). E heqim nga tigani dhe e leme ne nje ane.
Pastrojme domatet duke i prere ne kubik jo shume te vegjel dhe specat duke i prere ne shirita.
Ne te njejtin tigan ku skuqem pulen, shtojme edhe pak vaj ulliri dhe kaverdisim qepen dhe hudhren te grira holle bashke me specin djegs te cilit i kemi eleminuar farat e brendeshme. Shtojme domatet dhe specat dhe i gatuajme me kapak te mbyllur ne zjarr mesatar per rreth 10 minuta.
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten