Gurabije me gjalp
Nje nga dhuratat e shumta qe behen per festat e fundvitit, jane edhe biskotat e bera ne shtepi te paketuara ne menyre te kendeshme (per kete do te flasim ne nje postim tjeter), te cilat nuk dalin kurre nga moda. Kurabijet qe po iu paraqesim me poshte, jane ideale per keto lloj dhuratash, pasi mund ti pregatisni shume dite perpara, dhe perseri do te ruajne shijen e tyre fantastike!
Perberesit per 30-35 Gurabije
200gr miell 00
230gr gjalp pa kripe ne temperature ambjenti (i nje cilesie shume te mire)
60gr niseshte
30gr sheqer pluhur + 60gr per sperkatje
1 bustine vanilje
pak kripe
Bashkojme si fillim ne nje tas te madh perberesit e thate, pra miellin, niseshten dhe pak kripe duke i perziere mire me ndihmen e nje teli kuzhine.
Ne nje ene tjeter, rrahim gjalpin me ndihmen e mikserit elektrik derisa te formohet nje krem i bute dhe me ngjyre te hapur, shtojme sheqerin pluhur, vaniljen, dhe vazhdojme rrahjen derisa e gjithe masa te rrisi volumin e saj.
Shtojme se fundi edhe perberesit e thate (miellin, niseshten dhe kripen) dhe vazhdojme perzierjen me dore derisa masa e perftuar te rezultoje homogjene.
Ne kete moment, brumi eshte shume i bute dhe i shkrifet, dhe duke qene se kurabijeve do ti japim formen e sferave te vogla, duam qe kete forme ta ruajne dhe te mos hapen sapo ti vendosim ne furre. Prandaj, brumin e mbeshtjellim me nje leter celofoni dhe e veme ne frigorifer ne menyre qe te forcohet per rreth 1-2 ore.
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten