Per taven e Elbasanit mund te perdoret mish qengji apo dashi. Nqs tava pregatitet me mish qengji, ai futet direkt per t’u pjekur, ndersa mishi i dashit zihet fillimisht dhe me pas piqet.
Perberesit per 4 persona
750gr mish qengji
4 luge gjalp
2 luge oriz
kripe
piper
Per salcen me kos
1kg kos
5 veze
4 luge miell
kripe
piper
Si fillim, ndajme mishin e qengjit ne 4 pjese, e sperkasim me kripe, piper dhe gjalpin dhe e pjekim ne zjarr te moderuar. Here pas here i hedhim pak uje qe te mos thahet. Kur mishi te jete gjysme i pjekur, shtojme orizin. Heqim taven nga furra nderkohe qe pregatisim salcen me kos:
Skuqim lehte miellin ne gjalp duke i perzier fort. Perziejme kosin me kripen, piperin dhe vezet derisa te formohet nje perberje homogjene dhe ia shtojme mases me miell. Hedhim salcen ne tave dhe e pjekim ne 190 grade Celsius per rreth 45 minuta. E sherbejme te nxehte.
*Keshille: Nqs perdorni mish dashi ne vend te mishit te qengjit, ai duhet te zieje fillimisht 10-15 minuta ne tenxhere me presion dhe me pas vazhdohet procedura si me siper.
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten