Pulë me limon
Pula me limon eshte nje nga recetat me te konsumuara dhe me te pelqyera te kuzhines kineze. Per shkak te thjeshtesise se saj, mund ta pregatisi kushdo, madje edhe ata persona qe jane ne fillimet e tyre dhe duan te mesojne pak nga pak te gatuajn.
Perberesit per 4 persona
...per pulen
4 gjokse pule (rreth 500gr)
2 veze
miell
kripe
vaj luledielli per skuqje
...per salcen me limon
1 luge niseshte (ose miell)
100ml vere te bardhe
200ml uje
2 luge te vogla sheqer
lengun dhe lekuren e 1 limoni
kripe
Presim fillimisht gjoksin e pules ne shirita jo shume te holle, i kalojme ne vezen e rrahur me pak kripe, me pas ne miell dhe i skuqim per rreth 5 minuta ne vaj te nxehte derisa te marrin ngjyre te arte. I vendosim copat e pules ne nje tas me kapak ne menyre qe te jene akoma te ngrohte dhe pregatisim salcen.
Shkrijme plotesisht niseshten ne nje gote me uje te ftohte duke e perziere vazhdimisht. Ne nje tigan te madh hedhim ujin me niseshte, shtojme menjehere veren e bardhe, sheqerin, ujin e mbetur dhe lengun e limonit. Kur salca te jete trashur pak (duhet ta perziejme gjate gjithe kohes) shtojme edhe lekuren e limonit te grire ne rende dhe e leme ne kete menyre derisa sheqeri te kete shkrire plotesisht dhe salca te trashet.
Shtojme ne kete moment edhe copezat e pules dhe i gatuajme per rreth 2 minuta te tjera ne zjarr te ulet derisa perberesit te marrin shijen e njeri tjetrit.
E sherbejme pulen me limon te ngrohte duke e zbukuruar pjaten me feta te holla limoni dhe gjethe majdanozi. E shoqerojme kete pjate me nje sallate jeshile ose me perime te ziera apo te pjekura ne furre.
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten