Makarona kaneloni me mish të grirë
Kjo pjate e pare eshte padyshim teper e shijshme dhe shume kalorike. Per kete arsye nuk gjen vend te perhershem ne tavolinen time, por nuk te le asnjehere ne balte kur behet fjale per nje dreke familjare apo mes miqsh. Mbushja tradicionale e Kaneloni eshte me mish te grire dhe gjize e spinaq (receten e se ciles do ta gjeni ketu). Megjithate mjafton pak fantazi dhe keto makarona qe per nga forma jane me antiket ne bote, u pershtaten cdo familje dhe çdo kerkese.
Per 8 Kaneloni
150gr mish te grire
1 qepe te vogel
30gr gjalp
100gr djath grana te grire (apo djath kaçkavall)
pak vaj ulliri
pak kripe
pak piper
1/2 l salce beshamele
Si fillim, ziejme Kanelonit ne uje te kripur per kohen qe rekomandohet ne ambalazh. Menjehere pas zierjes i kalojme ne uje te ftohte dhe i leme te kullojne mbi nje pecete te paster dhe te lagur.
Nderkohe pregatisim salcen beshamel sipas recetes qe do ta gjeni ketu.
www.unegatuaj.com
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten