Lazanja me perime
Lazanja me perime eshte nje alternative e shkelqyer e lazanjes klasike bolonjeze me ragu', teper e shijshme dhe jo shume kalorike. Mos u kufizoni ne zgjedhjen e perimeve; shtoni apo hiqni çfare te deshironi nga ato qe ne iu propozojme.
Perberesit per 8 persona
500gr peta lazanje te fresketa
1l salce beshamele sipas recetes qe do ta gjeni ketu
Per mbushjen:
2 qepe
1 kungulleshke te madhe
1 karrote
1 patellxhan
1 spec te madh
2 domate mesatare
300gr kerpudha champignon
1 luge ullinj te zinj te prera ne copeza
djath kackavall i grire
vaj ulliri
kripe
piper
borzilok
Ziejme per 3-4 minuta petet e lazanjes ne nje tenxhere me uje te valuar, kripe dhe nje luge vaj ulliri dhe i vendosim mbi nje pecete per t'i thithur ujin e tepert. Ne rast se ne konfeksionin e lazanjave sugjerohet te mos zihen paraprakisht, mundohemi te pregatisim salcen beshamele dhe mbushjen e lazanjave pak me te lengshme se zakonisht.
Fillojme me pregatitjen e mbushjes duke kaverdisur ne vaj ulliri qepet e grira shume holle (ose te kaluara ne mikser) dhe te gjitha perimet e prera ne kubik te vegjel, pervec ullinjve dhe domateve te cilat i shtojme ne minuten e fundit. E rregullojme perberjen me kripe, piper dhe pak borzilok dhe e gatuajme ne kete menyre derisa te gjitha perimet te zbuten duke shtuar pak uje apo leng perimesh. Shtojme ne fund edhe ullinjte e copetuar imet dhe domatet te kaluara ne mikser duke i perziere te gjitha bashke.
Pregatisim edhe salcen beshamele sipas recetes qe do ta gjeni ketu duke respektuar dozen e perberesve ne kete recete.
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten