Byrek kinez me pulë
Byreket kinez me pule dhe me perime, jane nje antipaste shume e shijshme dhe teper e perhapur ne Perendim. Kjo pjate, sherbehej ne Kine me rastin e festimit te Vitit te Ri Kinez i cili perkonte me ardhjen e pranveres.
Perberesit per 10 byrek te vegjel
5 peta te holla byreku (te gatshme)
150gr gjoks pule
100gr laker e bardhe
1 karrote
1 dege selino
2 qepe te njoma
2 thelpinje hudher
pak niseshte
pak xhinxher pluhur
vaj ulliri
vaj luledielli per skuqje
kripe
salce soje per shoqerim
Per pregatitjen e byrekeve kinez, si fillim presim te gjitha perimet e mesiperme "alla julienne", dmth ne shirita te holle. Te njejten gje bejme edhe me pulen te cilen e sperkasim me pak niseshte dhe e perziejme mire.
Ne nje tigan, kaverdisim ne vaj ulliri hudhren e prere holle, shtojme xhinxherin pluhur dhe direkt pas tij pulen. E kaverdisim per pak minuta derisa pula te zbutet, e heqim nga tigani dhe e veme ne nje ane.
Ne te njejtin tigan, shtojme te gjitha perimet, i rregullojme me kripe ose me pak koncentrate perimesh te therrmuar dhe i leme te gatuhen per rreth 10 minuta me kapak te mbyllur ne zjarr te ulet derisa te zbuten duke i perziere shpesh. Shtojme pulen qe kishim lene ne nje ane, i perziejme mire dhe i heqim nga zjarri. Kjo eshte perberja me te cilen do te mbushim byreket.
Kur perberja mesiper te jete ftohur plotesisht, fillojme me pregatitjen e byrekeve duke ndare nje pete byreku ne dy pjese. Ne mes vendosim nje luge harxhe dhe e mbyllim fillimisht anash, me pas e rrotullojme rreth vetes duke lagur anet me pak uje me niseshte ne menyre qe te mos hapen gjate skuqjes.
I skuqim byreket ne vaj luledielli shume te nxehte per 2 minuta, ose i pjekim ne furre ne 220°C derisa te marrin ngjyre te arte ne siperfaqe. I servirim te ngrohte shoqeruar me salce soje.
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten