Biskota me arra kokosi
Per mua kjo eshte menyra me e mire per te shijuar arren e kokosit... keto biskota jane vertete nje mrekulli! Sa here qe i pregatis veshtire te mbetet ndonje brenda pak oresh. Me pak fjale nje sukses i garantuar. Per me teper, i vetmi perberes qe mund t'iu mungoje ne kuzhine eshte arra e kokosit e grire (e cila gjendet shume lehte ne ditet e sotme) ndersa gjalpi, vezet, sheqeri e mielli normalisht jane pjese e çdo shtepie. Mjafton vetem te ndiqni hap pas hapi receten dhe do te merrni komplimenta pa fund! Mos harroni te nxirrni gjalpin dhe vezet nga frigoriferi gjysme ore perpara se te filloni pregatitjen.
Per rreth 20 biskota
160gr arre kokosi te grire
100gr sheqer
100gr gjalp
2 veze
4 luge miell 00
Perziejme gjalpin me sheqerin derisa te perftojme nje krem homogjen. Duke vazhduar perzierjen shtojme me rradhe vezet e rrahura, miellin dhe arren e kokosit te grire. Masen e ndajme ne sfera te vogla te cilat i vendosim ne tave te shtruar me leter furre dhe i pjekim ne 130°C per 45 minuta.
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten