Supë Gulash
Ne kuzhinen Hungareze, Gulash eshte nje lloj supe e cila permban shume mish, ka leng te trashe dhe mund te haet me luge. Nuk eshte e veshtire ne pregatitje, i vetmi problem eshte se nevojitet piper i kuq i embel pluhur shume cilesor. Gjithsesi jane perberesit kryesor ato qe i japin nje shije mjaft te vecante.
Perberesit per 4 persona
500gr mish vici
3 qepe
3 patate
2 karrota
2 speca jeshil ose te kuq
1 liter leng mishi (ose leng i pregatitur me koncentrate vici)
1 gote vere te kuqe
1 luge te vogel spec te kuq te embel
1 luge te vogel qimnon (lloj erze, quhet ndryshe edhe Cumin)
2 thelpinj hudher
1 luge miell
vaj ulliri
kripe
piper
Kaverdisim ne nje tenxhere me vaj ulliri mishin te cilin e kemi prere ne kubik, qepen e grire holle dhe hudhren. E sperkasim me pak miell duke e perziere dhe e shuajme me veren e kuqe te cilen e leme te avulloje ne zjarr te fort. I shtojme mishit lengun e mishit (apo lengun e pregatitur me koncentrate vici), e rregullojme me kripe, piper, specin e kuq te embel dhe qimnon dhe e gatuajme ne zjarr te avashem per rreth 40 minuta.
Lajme dhe qerojme patatet dhe karrotat, i presim ne copa te medha dhe ia shtojme supes. Shtojme gjithashtu edhe specat e prere ne shirita gjatesor dhe vazhdojme gatimin edhe per 20 minuta te tjera. Ne fund e perziejme te gjithen dhe e sherbejme te ngrohte.
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten