Akullore e bërë në shtëpi me luleshtrydhe
Me afrimin e diteve te nxehta te veres, edhe deshira per akullore shtohet ndjeshem. Prandaj, pse te mos pregatisim nje akullore shtepie me perberes te thjeshte dhe te shijshem? Mund ta konsumoni ne cfaredo momenti: per mengjes, bashke me dritherat tuaja te preferuar, pas nje vakti te plote apo t'ia shtoni frutave te fresketa.
Perberesit per 4 persona
300gr luleshtrydhe + per dekorim
300ml qumesht i plote (me perqindje te larte yndyre)
200ml pana per embelsira
100gr sheqer
lengun e 1/2 limoni
Parapregatitje: Perpara se te fillojme pregatitjen e recetes, vendosim panen per embelsira ne frigorifer per te pakten 2 ore. Vendosim gjithashtu edhe nje tave qelqi ne akull e cila do te na nevojitet ne nje faze te mevonshme.
Lajme mire luleshtrydhet, i thajme dhe i grijme ne mikser elektrik bashke me lengun e limonit. Shtojme pak nga pak qumeshtin dhe vazhdojme perzierjen edhe per disa sekonda derisa e gjithe masa te reduktohet ne purè.
Ne nje ene te thelle rrahim panen e ftohte bashke me sheqerin, nese pana eshte e pasheqerosur, ose rrahim thjesht panen duke eleminuar sheqerin, nese ajo eshte e sheqerosur. I shtojme edhe purène e luleshtrydheve duke e perziere me kujdes me levizje rrethore te ngadalta ne menyre qe pana te mos bjere.
www.unegatuaj.com
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten