Sallatë makaronash mesdhetare
Ne keto dite te nxehta vere, deshira per te ndenjur prane sobes e per te gatuar nje pjate te shijshme reduktohet se tepermi. Per kete arsye, ne po iu propozojme nje recete tipike verore e cila nuk te shpenzon shume kohe dhe per me teper mund te shijohet e ftohte.
Perberesit per 4 persona
320gr makarona te shkurtra
250gr domate qershize
200gr djath mocarela (ose djath tjeter te bute)
200gr proshute e pjekur
10-15 kokrra ullinj pa berthame
gjethe borziloku
kripe
piper
vaj ulliri
Per pregatitjen e kesaj recete, ziejme fillimisht makaronat ne uje te kripur per egzaktesisht kohen qe tregohet ne konfeksion. Kur te jene akoma "al-dente", i kullojme dhe i kalojme menjehere nen uje te ftohte ne menyre qe te bllokohet gatimi.
Ne nje tas te thelle, hedhim pak vaj ulliri, shtojme domatet qershize te ndara ne 2 apo 4 pjese te cilat i rregullojme me pak kripe e piper dhe shtojme edhe makaronat e kulluara. I perziejme mire keta perberes dhe shtojme tani edhe ata te mbeturit, dmth proshuten e pjekur te ndare ne kubik, djathin mocarela, ullinjte e plote ose te prere ne rrathe duke i perziere te gjitha shume mire.
E leme sallaten me makarona te pushoje per te pakten gjysme ore derisa shijet te perzihen dhe ne momentin e servirjes e sperkasim me pak vaj ulliri ne siperfaqe.
*Keshille: Nese deshironi t'a konsumoni sallaten me makarona per me shume se nje dite, ruheni pjesen tjeter ne frigorifer ne nje ene te mbyllur me kapak dhe shtoni domatet vetem ne momentin e fundit. Aciditeti qe ato permbajne mund t'i jape nje shije te tharte recetes suaj.
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten