Sallatë makaronash me speca të pjekur
Nese ju kane tepruar speca te pjekur nga pregatitja e ndonje recete tjeter, atehere kjo pjate eshte posacerisht per ju!
Perberesit per 4 persona
300gr makarona te shkurtra
3 domate mesatare te pjekura mire
4-5 speca te pjekur (apo nen vaj)
disa gjethe borzilok
2 thelpinje hudhra
vaj ulliri
kripe
piper
Ziejme makaronat e shkurtra ne uje me kripe per egzaktesisht kohen e treguar ne konfeksion.
Nderkohe, presim ne rripa specat e pjekur, ne copeza te vogla domatet dhe i vendosim ne nje ene te thelle. I rregullojme me vaj ulliri, kripe, piper, hudhrat e grira holle dhe pak borzilok te fresket.
Kur makaronat te jene gati, i kalojme menjehere nen uje te ftohte per te ndaluar gatimin dhe i hedhim ne enen ku kemi pregatitur perberjen me speca. I perziejme shume mire dhe i leme ne frigorifer per te pakten gjysme ore perpara se ti servirim.
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten