Burani me spinaq
Burania me spinaq eshte nje pjate tradicionale e kuzhines vegjetariane Shqiptare nga Gjakova e cila konsumohet vecanerisht ne stinen e veres. Mund te pregatitet me mish (psh mish pule) apo pa mish, qe eshte pikerisht receta qe po iu paraqesim me poshte:
Perberesit per 4 persona
300gr oriz kokerrgjate
500ml uje
1kg spinaq i fresket
2 qepe te njoma
2 thelpinje hudher
majdanoz
koper
kripe
vaj ulliri
Si fillim, pastrojme dhe lajme shume mire spinaqin nen uje te rrjedhshem, e presim holle dhe e pervlojme ne uje te valuar me kripe per 5-10 minuta.
Ne nje tenxhere, kaverdisim ne vaj ulliri qepet e njoma te prera holle per rreth 5 minuta, shtojme thelpinjte e hudhres te grira, orizin dhe i perziejme mire te gjithe perberesit. Shtojme edhe uje derisa e gjithe masa te mbulohet, e rregullojme me kripe dhe e leme te zieje per 10 minuta. Pasi ka kaluar kjo kohe, shtojme edhe spinaqin e kulluar dhe vazhdojme zierjen edhe per 10 minuta te tjera derisa te avulloje uji i tepert dhe perberja te rezultoje me pak leng. E rregullojme ne fund me pak koper dhe majdanoz te grire holle dhe e servirim.
*Keshille: Sipas deshires, buranin me spinaq mund ta shoqerojme me pak djath feta te grire ne siperfaqe apo me limon.
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten