Qofte e madhe me mish të grirë (e mbushur sipas dëshirës)
ceta qe po ju paraqesim me poshte, eshte nje alternative shume e shijshme e qofteve tradicionale dhe mbi te gjitha preferohet te gatuhet kur miqte shfaqen papritur ne dere, pa lajmeruar! Koha e pregatitjes dhe e pjekjes eshte vetem 1 ore, prandaj konsiderohet nje recete relativisht e shpejt.
Perberesit per 1 rolè (5-6 persona)
500gr mish te grire viçi
1 qepe te madhe
2 veze
galete
majdanoz i grire holle
kripe
piper
mbushja sipas deshires
Fillimisht, grijme qepen ne mikser dhe ia shtojme mishit te grire bashke me vezet, kripen, piperin dhe majdanozin duke i perziere shume mire me dore. Ne kete faze masa rezulton pak e ujeshme, prandaj shtojme galete aq sa te perftojme nje perberje homogjene dhe kompakte (mund te nevojiten nga 5 deri ne 10 luge).
Ne tavolinen e punes, vendosim nje leter furre ne forme drejtkendore dhe shtrojme mbi te masen me mish te grire duke u munduar ti japim te njejten forme me lartesi rreth 2 cm. Ne mes vendosim mbushjen dhe me ndihmen e letres se furres e rrotullojme mishin duke formuar nje rolè, anet e se ciles i ngjisim mire me dore. E mbeshtjellim rolène me letren e furres dhe e vendosim ne tave me palosjen nga poshte. E çpojme ne disa vende me pirun ne menyre qe te mos çahet gjate pjekjes dhe e pjekim ne furre te parangrohur ne 180°C per 30-40 minuta.
E leme rreth 15 minuta ne temperature ambjenti ne menyre qe masa te lidhet, i heqim letren e mbeshtjelljes dhe e servirim te prere ne feta.
ALTERNATIVAT PER MBUSHJEN
çdo lloj djathi qe shkrin ne feta (jo mozzarella, pasi eshte teper i ujeshem) +
veze te ziera ne feta
feta proshute
feta patatesh te ziera/purè patatesh
spinaq te ziere
bizele te ziera
Abonneren op:
Reacties posten (Atom)
Geen opmerkingen:
Een reactie posten